Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit akoma ka rajone në Maqedoni të cilat vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

Banorët e Bukoviqit dhe Kopanicës për vite të tëra nuk furnizohen me ujë të mjaftueshëm për pije.
Pavarësisht premtimeve të shumta për ndërtimin e një ujësjellësi që do të kishte kapacitet për furnizimin me ujë të bollshëm për pije të fshatrave të Sarajit, një premtim i tillë i kryetarëve që kanë drejtuar me këtë komunë asnjëherë nuk është jetësuar.
Në Ditën Botërore të ujit, pyetëm Ministrin e Ekologjisë, Naser Nuredini, nëse komuna e Sarajit ka kërkuar ndihmë financiare për zgjidhjen njëherë e mirë të këtij problemi.
“Është e vërtet se jemi ulur me kryetarin e Komunës së Sarajit. Na ka informuar për nevojat dhe kërkesën e komunës dhe kemi biseduar për projektin. Nuk është hera e parë që bisedojmë për këtë çështje. Po mundohemi të gjejmë fonde për komunën. 01:12 Nevojat janë të mëdha. Besojmë se me huazimin e ri që do të kalojë në Bankën Evropiane Për Investime, shumë shpejt do të kemi mundësi financiare që të përkrahim pjesërisht këtë projekt”, tha Naser Nuredini- ministër i Ekologjisë.
Gjatë vitit 2019, Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti kishte kërkuar durim nga banorët.
Për kamerën e Televizionit Alsat në atë kohë Bexheti tha se Komuna kishte dy projekte për ndërtim të dy rezervuarëve, për njërin prej të cilëve tha se ishte në fazën finale ndërsa tjetri pritej të finalizohet deri në fund të vitit 2019.
Kanë kaluar pothuajse tre vjet dhe banorët kanë pasur të njëjtin problem, veçanërisht gjatë muajve të nxehta. Banorët e Kopanicës thonë se kjo gjendje ju ka ardhur në majë të hundës dhe shtojnë se edhe pse nuk kanë asgjë personale me banorët e Bukoviqit, nuk do të lejojnë që të njëjtit të furnizohen me ujë, sepse e duan për vete. / Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës