Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në Ditën Botërore të Ujit, ka dhënë rekomandimet për kursimin e ujit, duke thënë se si asnjëherë më parë me përpjekje maksimale po bëjnë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët e tyre.
Kjo kompani ka apeluar për kujdes në shfrytëzimin e ujit, pasi po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.
“Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, andaj dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë ruajtja dhe mbrojtja. Ndërsa sot të paguajmë shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim që të kemi qëndrueshmëri financiare dhe stabilitet të ndërmarrjes, për tu ofruar juve shërbime”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot është Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim të tërhe që sa më shumë vëmendje për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit të të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit.
Kjo ditë festohet me 22 mars, ndërsa Dita e parë botërore e ujit është shënuar më 22 mars 1993.
Për çdo vit, në Ditën botërore të ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pije, siç janë: uji për qytete, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.
Ne sot nuk do e shënojmë me aktivitete këtë ditë, për shkak të gjendjes globale në përballjen me virusin COVID -19.
Por këtë ditë mund ta shënojmë secili prej nesh në shtëpitë tona, duke i kushtuar kujdes të veçantë përdorimit të drejtë të tij.
Sot, si asnjëherë më parë me përpjekje maksimale po bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët tanë.
Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.
Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ujin, e cila u mbajt në vitin 1997 në Mar Del Plata ( Argjentinë ). Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro,Asamblea e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën e 22 shkurt 1993, vendosi që 22 marsi çdo vit të shënohet si Dita Botërore e Ujit, me kusht që në mbarë botën të tërhiqet vëmendja mbi të gjitha problemet që lidhen direkt me ujin dhe pasuritë ujore dhe se çdo vit të festohet me moto të ndryshme.
Roli i ujit është thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe planetin.
Ai na nevojitet për pije, shtëpi e kopshte, por e rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.
Uji, sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontr olluar, sepse i zvogëlojmë rezervat, andaj uji duhet kursyer pikë për pikë!
Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!
E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!
Uji është gjëja më e çmueshme e planetit tonë!
Uji është një kusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm!
Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit!
Ujë për të gjithë!
Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njejtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, andaj dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë Ruajtja dhe Mbrojtja!
Ndërsa sot të paguajmë shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim që të kemi qëndrueshmëri financiare dhe stabilitet të ndërmarrjes, për tu ofruar juve shërbime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës