LAJMI I FUNDIT:

Në disa shkolla të Kinës, nxënësit kanë filluar të kthehen në bankat shkollore

Në disa shkolla të Kinës, nxënësit kanë filluar të kthehen në bankat shkollore

Një spital në Provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës liroi të hënën rastin e fundit të konfirmuar të provincës me sëmundjen e koronavirusit (COVID-19).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një pacient 65-vjeçar, i cili u konfirmua më 3 shkurt se ishte infektuar.

Ndërkohë, siç bëhet e ditur, Guizhou raportoi gjithsej 146 raste të COVID-19.


Me përjashtim të dy vdekjeve, të gjithë pjesën tjetër janë liruar të shëndoshë nga spitali.

Coronavirusi arriti kulmin në Kinë, numri i të prekurve vazhdon të bie - pandemia duhet të përfundojë deri në qershor!
Lexo po ashtu Coronavirusi arriti kulmin në Kinë, numri i të prekurve vazhdon të bie - pandemia duhet të përfundojë deri në qershor!

Gjithashtu, siç thuhet më tej, mbi një duzinë e rajoneve të nivelit të krahinës, përfshirë Tibetin, Xinjiang, Shanxi, Fujian, Chongqing dhe Tianjin janë të “pastër” nga infeksionet e coronavirusit, pasi pacientët e tyre të fundit me COVID-19 ishin liruar nga spitali.

Ndonëse supozohet se është burimi i coronavirusit, Kina, së paku sipas të dhënave të fundit, duket se ka arritur “kulmin” e numrit të të prekurve në ditë.

Madje, siç ishte raportuar, ky vend ka mbyllur edhe disa spitale të cilat ishin ngritur ekskluzivisht për të prekurit me coronavirus.

Pamje që japin shpresë: Mjekët në Kinë kanë filluar t‘i heqin maskat e fytyrës
Lexo po ashtu Pamje që japin shpresë: Mjekët në Kinë kanë filluar t‘i heqin maskat e fytyrës

Në këtë drejtim, janë duke qarkulluar edhe disa pamje, sipas përshkrimit të së cilave, mjekët në qytetin më të prekur, Wuhan heqin maskat nga fytyra e tyre.

Se Kina nuk vazhdon të mbetet “vendi më i nxehtë” i coronavirusit në botë, e ka thënë edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, pak ditë më parë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori