LAJMI I FUNDIT:

Në ciklonin “Nargis” kanë vdekur afro 140.000 njerëz

Në ciklonin “Nargis” kanë vdekur afro 140.000 njerëz

Gjithsej 138.373 persona kanë vdekur apo konsiderohen si të zhdukur kur cikloni “Nargis”, muajin e kaluar, ka goditur bregdetin qendror të Birmanisë, ka njoftuar sot Qendra për luftimin e fatkeqësive natyrore.

Vlerësimi fillestar i Qeverisë birmaneze ka qenë se të vdekur apo të zhdukur në ciklon ka qenë 134.000, respektivisht 78.000 të vdekur dhe 56.000 persona të zhdukur.