Në bisedime të përfshihet edhe Lugina e Preshevës
Problemi i Luginës së Preshevës, apo i Kosovës Lindore është krijuar si pasojë e politikës shoviniste serbe ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe për hesape të kësaj politike Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, padrejtësisht ishin ndarë nga Kosova pas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët jugosllavë. Kjo ishte bërë me qëllim të copëzimit të këtij trungu shqiptar dhe defaktorizimin e tyre, por edhe për shkak shfrytëzimit të korridorit 10, (autostrada dhe hekurudha) i cili kalon nëpër këto vendbanime dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet Evropës, Gadishullit Ballkani (Ilirik) dhe kontinentit të Azisë. Si kompensim i kësaj ndarje komunistët jugosllavë në vitin 1945 Kosovës iu kishin bashkangjitur dy komunat e rajonit të Rashkës, Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat ishin më shumë e popullsi sllave.
Tani, kur kësaj i shtohen reprezaljet mbi 50 vjeçare të regjimeve kriminale serbe, sidomos të diktaturës së Sllobodan Millosheviqit dhe projektit të tij për shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga këto troje, por edhe rezistencës së armatosur të UÇPMB-së gjatë vitit 2000-2001, atëherë argumentet janë shumë të qarta se me këtë problem duhet të merret bashkësia ndërkombëtare dhe nuk guxon të anashkalohet gjatë bisedave të ardhshme që do të mbahen nga BE-ja dhe faktori ndërkombëtar.
Edhe pse kishte një Marrëveshje (Konçuli 2001) për ndaljen e konfliktit në këto tri komuna, ajo kurrë nuk u respektua nga Beogradi dhe asnjë kërkesë e popullatës së këtij rajoni nuk është plotësuar. Përkundrazi, gjendja në këtë rajon është militarizuar në masë të madhe dhe tani ky rajon është shndërruar në vendin më jostabil në Evropë. Beogradi me asnjë kusht nuk ka dëshmuar se ka vullnet të mirë politik për zgjidhjen e problemit të Luginës edhe pse këtë e obligojnë konventat ndërkombëtare dhe vetë marrëveshja e lartcekur.
Kjo padrejtësi e radhës ndaj çështjes shqiptare duhet të merren në rishqyrtim si nga Tirana, Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni dhe të korrigjohet ky gabim duke i kyçur drejtpërdrejt edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës në këto bisedime teknike.
Mirëpo, kohën e fundit shqetësuese janë deklaratat e Baroneshës Ketrin Eshton, përfaqësuese e BE-së, e cila për media ka deklarua se në fokus të bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të jetë statusi i special për serbët e Kosovës, ndërsa statusin e Luginës dhe gjendjen e popullit shqiptar nuk e ka përmendur aspak. Gjithashtu, BE-ja si kusht për aderim në BE i ka faturuar Beogradit edhe problemin e Sanxhakut dhe në asnjë dokument të saj nuk përmendet çështja e Luginës së Preshevës. Sanxhaku kishte arritur të futet në agjendën e BE-së fill pas aktivizimit të tyre politik dhe protestave të këtij populli. Ndërsa, vështirësi tjetër për Luginën është edhe fakti, kur kësaj politike i shtohet zëri memec dhe pasiviteti dëshpërues i krerëve politik të Luginës së Preshevës, indiferenca e Prishtinës dhe Tiranës dhe faktorëve tjerë ndërkombëtar, atëherë me shumë shqetësim mund të konstatohet se Lugina e Preshevës nuk do të jetë në agjendën e këtyre bisedimeve.
Lugina e Preshevës edhe gjatë kësaj radhe do të bëhet kurban i interesave të politikës antikombëtare, si nga rrafshin lokal dhe kombëtar, por edhe të indiferencës së politikës ndërkombëtare. Politika kombëtare duhet të kuptojë se çdo shtyrje e këtij problemi do të ishte kundër-produktive dhe e dëmshme, andaj nuk duhet të anashkalohet ky problem, sepse më vonë kjo do të jetë kusht shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova, Serbia, Shqipëria, rajoni, por dhe Evropa nuk do të kenë qetësi dhe stabilitet po nuk u zgjidh në mënyrë drejtë problemi i Luginës së Preshevës, sepse jo më kot është shkruar në portën kryesore të Stambollit: “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”. Këtë e kanë obligim liderët lokal, kombëtar dhe faktori ndërkombëtar, sepse të gjitha argumentet janë në anën e Luginës, por dhe mundësojnë të gjitha të konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe kolektivitetit. Asnjë zgjidhje eksperimentale nuk do të ketë sukses për veç korrigjimit të gabimit të komunistëve jugosllavë. Ribashkimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës do të ishte kapaku i zgjidhjes së këtij problemi, andaj kjo duhet të ndodhë që të ketë paqe e stabilitet të përhershëm në Gadishullin Ballkanik dhe Evropë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?