Shkrimtarja Abi Morgan kujton zemërimin që frymoi te drama “Splendour” (Madhështia), ndërsa shton se po e drejton zemërimin e saj në një dramë për abuzimet e pushtetit në Hollywood
E shkrova “Splendour” në prag të mijëvjeçarit të ri. Gjithë dekada, që nga fundi i viteve 1980, ishte një periudhë trazirash të mëdha politike. Shfaqja është vendosur në një natë, në një qytet të panjohur të Evropës Lindore. Janë katër femra dhe, teksa nata vazhdon, kupton se njëra prej tyre është bashkëshortja e një diktatori. Ajo është duke pritur që burri i saj të vijë në shtëpi, sepse ai duhet të japë një intervistë shumë të rëndësishme e të ketë një portret nga një fotografe e luftës. Por, atëherë e kupton se ai nuk po kthehet.
Gjatë natës del se jo vetëm që burri i saj e la, por vendi është në prag të revolucionit që do të sjell hakmarrje të përgjakshme. Së shpejti e kuptoni se po e shikoni natën e fundit të jetës së saj.
Kam tërhequr paralele nga regjimi i Nicolae Ceausescut në Rumani. Gjithashtu ndiqesha nga konflikti i Bosnjës. Kam shkruar dramën për tre ditë banesë, pa u ndal. Ishte sikur bëja sixhade: nuk mund ta lija fijen, sepse kisha frikë se e humbasë rendin. I kisha parë refugjatët boshnjakë dhe kosovarë rreth meje në Londër dhe papritmas u ndjeva e zemëruar për arkitektët e mizorive të epokës. Unë nuk mund të kuptoj se sa pak njerëz mund të mbajnë aq shumë pushtet.
Pastaj nisa të analizoja gratë, prapa gjithë atyre burrave të fortë. U habita veçanërisht nga Hillary Clinton, bashkëshorti i së cilës ishte presidenti i SHBA-ve deri në vitin 2001. Kur kthehesha te të gjitha zonjat e para, kuptova se pas çdo njeriu të fuqishëm shpesh ka një grua të fuqishme.
Shikoja xhirimet e Ceausescut dhe gruas së tij Elena, në momentet para se të ekzekutoheshin. Është e tmerrshme. Ata mblidhen bashkë si dy kafshë të vogla. Megjithatë, ka edhe një mosbindje dhe zemërim të madh, veçanërisht nga Elena. Kur lexova për ekzekutimin, kuptova se ata ishin qëlluar nga rojet e tyre të mëparshme. Ishin dy ose tre plumba në trupin e Nicolaet, por më shumë te Elena. Kjo ishte interesante: ndjejmë zemërim të madh ndaj diktatorëve, por edhe më shumë ndaj atyre grave që qëndrojnë në prapavijë. E kam bartë atë tërbim në lojë.
“Splendour” ka të bëjë me arkitektët e historisë. Është gruaja e diktatorit, Micheleine. Është personi që i qëndron pranë, që shikon dhe nuk bën asgjë, në formën e Genevieves – shoqja më e mirë e Micheleines të cilën e thërret të vijë. Ka nga ata që vëzhgojnë dhe komentojnë për diktaturat, si fotografja e luftës. Dhe, ka nga ata që janë të detyruar të mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë – si përkthyesja Gilma. Për mua kjo është mënyra se si përgjigjemi, se si mirëkuptojmë dhe u japim dëshmi këtyre momenteve në histori.
Jetoja vetëm kur e shkruaja veprën. Nuk kisha fëmijë akoma, kështu që kisha luksin e shkrimit ditën e natën, e mbështetur nga shumë çokollata dhe gota çaji. “Splendour” e pasqyron një lloj të tillë të rinisë, të energjisë, të angazhimit dhe besimit që nuk e kam më. Më kujtohet se kur e mbarova kisha ndjenjë të madhe se diku jam përmbajtur. Mendoj se dramat janë të vështira për t’u shkruar, prandaj nuk i bëj shumë shpesh këto ditë. Nga të gjitha mediumet, teatri është ai ku ju duhet të keni diçka për të thënë – sepse je veç ti, fjalët dhe hapësira. Sa më e vjetër që po bëhem, aq më shumë e më fuqishëm më duhet të mendoj se çka dhe përse duhet të them diçka.
“Splendour” shpërtheu një territor të ri për mua. E shfaqi angazhimin tim për të shkruar për gratë; dëshirën time për të kuptuar se ato mund të jenë aq agresive, të dhunshme, plot gjallëri dhe komplekse si burrat. Mendoj për këtë si për një copë muzike, simfoninë time të vogël. Ka një strukturë të guximshme, të përsëritur poshtë e lartë, sepse isha e magjepsur me trajtimin e një momenti nga perspektiva tjetër. Hapet me thyerjen e një vazoje dhe ky moment përsëritet vazhdimisht. Ky motiv është i rëndësishëm: është një pikë orientimi që vazhdon t’i sjell gratë përsëri në atë ngjarje. Shkatërrimi i vazos është në fakt shkatërrimi i dredhisë. Po ashtu thyen murin e katërt, sepse personazhet flasin drejtpërdrejt me audiencën, pa qenë askush në gjendje në skenë për t’i dëgjuar.
“Splendour” u shfaq së pari në festivalin e Edinburgut në vitin 2000, nga trupa Paines Plough. Ishte emocionuese. Më kujtohet si një kohë kur jeta para meje ndryshoi. Ndodhi para se të takoja partnerin tim dhe para se të bija në dashuri, pak para se të kisha fëmijën tim të parë – një kohë mendjelehtë e bisedave deri natën vonë dhe lëvizjeve nëpër Edinburg me drejtoreshën e atëhershme artistike të “Paines Plough” e tash në Teatrin Mbretëror, Vicky Featherstone. I jepnim rëndësi asgjësë, lart nëpër liri dhe eksperimentime.
Nëse jeni duke shkruar për skenën ose ekranin, ajo që është fantastike është të shohësh se si puna juaj është adoptuar dhe rritur nga njerëz të tjerë. Kolektivi e përqafon atë. Si dikush që është me të vërtetë një vetmitar neurotik, e shoh si pozitive të kem një ekip rreth meje që beson se puna ime është e mirë. Është mahnitëse kur sheh dramën tek zhvillohet: është hera e parë që mendoj se mund të bëj një karrierë nga pasioni im.
Përvojat jetësore ju ndryshojnë si shkrimtar. Ndjesia ime e zemërimit u qetësua kur kisha fëmijë dhe kur e gjeta një partner të dashur. Por, kohët e fundit kam filluar të ndjej sërish zemërim – dhe skena është vendi më i mirë për ta shprehur atë. Për të qenë më e saktë, drama ku jam përqendruar në këtë moment është abuzimi i pushtetit brenda Hollywoodit dhe brenda industrisë sime.
Mendoj, më shumë se asgjë tjetër, se arsyeja pse “Splendour” është kaq e rëndësishme për mua se jam krenare për shkrimin tim – gjë që është e pazakontë për mua, sepse jam vazhdimisht kritike ndaj zërit tim. Po e mësoja zanatin tim, duke eksploruar formën – dhe kisha guxim. Ishte një dekadë e vështirë. E kisha të vështirë të mbijetoja në Londër dhe të besoja në veten time si shkrimtare në një kohë kur të gjithë ata që njihja ishin duke u bërë mjekë ose avokatë, duke blerë shtëpi, duke u martuar dhe bërë fëmijë. Ata kishin një jetë e unë isha mbërthyer duke jetuar në një dhomë në mes të asgjësë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Fjalimi i Skënderbeut!?
GJUHA SHQYPE
RUBAIRAT
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit