LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i ndryshimeve të ADN-së në tumoret e gjirit

Ndikimi i ndryshimeve të ADN-së në tumoret e gjirit

Epidemiologët e kancerit të Universitetit të Buffalos, kanë identifikuar gjene specifike që mund të jenë promotorë të kancerit kur i ekspozohen një procesi të quajtur hipermetilimi ADN promotor.

Hipermetilimi është proces i cili bën gjenet që nxisin rritjen normale qelizore të prodhojnë proteina që shkaktojnë sjellje malinje, ose rritje të çrregullt qelizore. Deri tani njohuritë kanë qenë shumë të kufizuara në lidhje me mekanizmin dhe shkaktimin e hipermetilimit, veçanërisht për hipermetilimin e kancerit të gjirit.

Qëllimi i këtij studimi ishte të përcaktojë se si hipermetilimi i ADN lidhet me karakteristikat tjera të tumorit të gjirit. “Dihet mirë që mutacioni i gjeneve – alterimet në sekuencat e tyre – është një nga karakteristikat e tumoreve përgjegjëse për disa nga rekuizitat e sëmundjeve të tyre” – thotë Menghua Tao, autori kryesor i studimit. “Me një fjalë, është duke u bërë e qartë se ndryshimet tjera në ADN mund të kontribuojnë po ashtu në zhvillimin e kancerit”.


Studiuesit analizuan gjendjen e metisimit në tri gjene, të njohura si E-cadherin, p16 dhe receptorin B2 të acidit retinoik (RARB2), duke përdorur mostra indesh nga 552 kancere të gjirit. Mostrat ishin marrë nga femra të moshës 35-79 vjeç që morën pjesë në studim.

“Gjetëm se hipermetilimi i E-cadherinës, por jo edhe gjeneve tjera, ishte më afër të shkaktohej në tumoret me receptorin estrogjen (ER) negativ sesa në ata me ER pozitiv”- tha Tao. Tumoret ER-pozitive janë ata që shfaqin receptorë për hormonin estrogjen. Këta tumore janë të ndjeshëm ndaj barnave që bllokojnë këta receptorë”.“Në mënyrë të ngjashme, hipermetilimi ishte më i shpeshtë ndërmjet receptorit progestin (PR) në rastet negative”, vazhdon Tao. ”Krahasuar me tumoret që ishin ER dhe PR pozitiv, tumoret ER dhe PR negativë ishin më afër për të qenë E-cadherin të hipermetiluar”.

Megjithatë, hipermetilimi i E-cadherinës, p16 dhe RAR-B2 nuk shoqërohej me tipare tjera kliniko-patologjike të kancerit të gjirit, si madhësia e tumorit, shkalla histologjike dhe nukleare.

“Studimet tona këshillojnë që hipermetilimi nxitës është i zakonshëm në kancerin e gjirit”, shton Tao. “Meqenëse hipermetilimi promotor është potencialisht reversibil, njohja e kancereve me hipermetilime të ndryshme mund të ketë pasoja të rëndësishme në mjekimin e kancerit të gjirit”.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori