Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës njoftoi se duhet një hetim tërësor, i paanshëm dhe i besueshëm mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhën në Tiranë më 21 janar.
Komisioneri Thomas Hammarberg tha të martën në prezantimin e raportit të posaçëm në Tiranë se “është e domosdoshme që personat përgjegjës për aktet e dhunshme të japin llogari për to”. “Kjo është e rëndësishme si për të vendosur drejtësinë ashtu edhe për të parandaluar dhunën në lidhje me demonstratat dhe protestat politike në të ardhmen”, deklaroi Hammarberg.
Ai mirëpriti faktin që grupimet kryesore politike i deklaruan se Prokuroria e Përgjithshme është organi përgjegjës për hetimet, por vuri në dukje se ka pasur deklarata publike kritike kundër Prokurores së Përgjithshme.
Komisioneri u takua me përfaqësues kryesorë të klasës politike dhe institucioneve dhe u befasua nga polarizimi i skajshëm që ekziston në Shqipëri.
Të dy grupimet politike dhanë përshkrime jashtëzakonisht të ndryshme mbi atë çka ndodhi më 21 janar. “Polarizimi i skajshëm politik e bën veçanërisht të vështirë dhe delikate detyrën e Prokurorisë së Përgjithshme. Është e rëndësishme që gjithsecili të shmangë ndërhyrjet në hetimet që kanë nisur dhe që autoritetet përkatëse, duke përfshirë dhe policinë, të bashkëpunojnë në mënyrë te plotë dhe në kohën e duhur me prokurorinë”, theksoi komisioneri Hammarberg.
Ai gjithashtu vërejti se asistenca teknike e ofruar nga autoritetet e SHBA-ve ndaj Prokurorisë së Përgjithshme duket se ka pasur kontribut të konsiderueshëm. Ai sugjeroi në raportin e tij që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave për asistencë në këtë kontekst. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para