LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje spektakolare në Londër, West Ham mposhtë Chelsean me rikthim

Ndeshje spektakolare në Londër, West Ham mposhtë Chelsean me rikthim

West Ham United ka triumfuar në derbin e Londrës, duke mposhtur Chelsean me rikthim 3-2.

Ka qenë një ndeshje fantastike në Olympic Stadium, ku vendasit triumfuan në një ndeshje fantastike.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kur Thiago Silva shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit nga Mason Mount.


Vendasit barazuan gjithçka në 1-1, kur nga pika e bardhë u tregua i saktë Lanzini pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Megjithatë Chelsea riktheu epërsinë në minutën e 44-të, kur Hakim Ziyech lëshoi një top të bukur për Mason Mount i cili realizoi një gol spektakolar për 1-2.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Chelseat 1-2, derisa vendasit barazuan 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Sulmuesi anglez, Jarrod Bowen shënoi një gol të bukur për t’i barazuar shifrat në 2-2.

West Ham e deshi më shumë fitoren duke krijuar më shumë raste shënimi.

E në minutën e 87-të, mbrojtësi i majtë Arthur Masuaku realizoi për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Kampioni në fuqi i Evropës tentoi të barazonte rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe West Ham morën tri pikë të mëdha.

Me këtë fitore, West Ham vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë, derisa Chelsea mbetet përkohësisht në vendin e parë me 33 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori