LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë violinistja Drita Dida

Ndërroi jetë violinistja Drita Dida

Drita Dida, violinistja kosovare ka ndërruar jetë në mëngjesin e së shtunës, dhe, sipas familjarëve të saj, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në ora 16:30.

Drita Dida e cila shkollimin për violinë e ka bërë mes Kosovës dhe Gjermanisë ka ndjekë dhe shumë master klasë në shumë vende të ndryshme të rajonit e të Evropës.

Në karrierën e saj të re numërohen një numër i koncerteve si soliste apo edhe orkestrale me pjesëmarrje në Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Japoni dhe Itali.

Ndërkaq, kontributi i saj është parë edhe në festivalet e muzikës klasike si: DAM Festival, ReMusica, “Tingujt e Flautit”…/Telegrafi/Kultplus/