LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë trajneri që krijoi kampionë, Mentaz Allajbegu

Ndërroi jetë trajneri që krijoi kampionë, Mentaz Allajbegu

Trajneri i ndjerë krijoi kampion evropian, botëror e olimpik ndër shqiptarët duke qenë më i suksesshmi në sportin shqiptar.

Mentaz Allajbegu, trajneri shqiptar me famë botëror i sportit të mundjes, ka ndërruar jetë sot në Shkup, ku ishte i shtrirë në një spital për shkak të shëndetit të rënduar prej disa javësh.

Profesor Allajbegu i njohur si pedagog e ekspert i sportit të mundjes, i dha shqiptarëve kampion, evropian, botëror e olimpik të këtij sporti.

Allajbegu 67 vjeçar nga Dibra punën më të madhe e bëri në klubin e mundjes Liria nga Shkupi dhe atë Prishtina.


Ai për herë të parë filloi punën si arsimtar sporti në shkollën “7 Marsi” (ish-shkolla “Dame Gruev”) në Dibër. Ai këtu krijoi seksionin e mundjes, prej nga doli edhe kampioni i parë që ishte 15-vjeçari Ekrem Sulejmani, i cili u shpall kampion i ish-Jugosllavisë për të rinj në vitin 1966.

Prej viteve të 70-ta Arsimtari, Mentaz Allajbegu, do të punon në klubin e mundjes “Skopje”. Në atë kohë Allajbegu, si çdo i ri, detyrohet ta kryejë shërbimin ushtarak, ndërsa pas kthimit nuk kishte më vend në SHF “7 Marsi”, andaj punësohet në SHF “Liria”, ku do të hapë 9 seksione të sportit, si: mundja, basketbolli, hendbolli, futbolli dhe sporte të tjera. Trajneri Allajbegu punën e tij nuk e kishte orientuar vetëm në një drejtim. Ai punoi shumë edhe në sportet tjera, siç janë gjimnastika, shenjëtaria, atletika, ping-pongu, ndërsa kur nxënësit kishin pushime verore, ai arrinte që të organizonte kampingje në Liqenin e Ohrit në Ohër, në Strugë dhe në Prespë, që kështu fëmijët ta mësojnë edhe notin.

Në vitin 1977 u formua Klubi i Mundjes “Liria” dje Klubi i Basketbollit “Liria”, ku trajneri kishte dhënë kontribut të veçantë, sepse ato gjenerata që ai i udhëhoqi, pastaj u rritën dhe ishin bërthama të klubit, të cilët arritën të mbajnë cilësinë dhe aftësitë e tyre tekniko-taktike për ta zhvilluar garën dhe për të bërë rezultate. Me ardhjen e trajnerit të njohur Mentaz Allajbegu në postin e trajnerit të Klubit të Mundjes “Prishtina” nga Prishtina, më 1983 filloi edhe puna e mirëfilltë e Federatës së Mundjes së Kosovës, të cilin Allajbegu arriti ta themelojë me punë dhe mund të madh. Përveç që ishte trajner i këtij klubi, Allajbeu rregullisht shkonte edhe në vende të tjera të Kosovës, ku punonte me trajnerët e klubeve të tyre. Kështu shumë shpejt mundja nisi të zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Prizren, Mitrovicë, Han të Elezit, Vushtrri, Ferizaj, Skenderaj dhe Dragash.

Shaban Sejdiu (i shpallur sportist i vitit 1977 në ish-Jugosllavi, Shaban Tërstena (i shpallur sportist i vitit 1984 në ish-Jugosllavi), janë ata që sollën famën e mundjes së ish Jugosllavisë, ndërsa Abdulla Memeti, Bajram Qerolli dhe disa të tjerëve nuk iu dha mundësia që të marrin pjesë në gara, gjë për shqiptarët paraqet humbje, sepse ashtu atyre nuk iu lejua të bëhen figura të mëdha të sportit. Në Evropë ka ndodhur ajo që deri më tani më nuk është përsëritur, pasi që vetëm në moshën 18-vjeçare Shaban Sejdiu do ta fitojë medaljen e artë në kampionatin Evropian në Bursa, ndonëse kundërshtarët e tij ishin të gjithë mbi 20 vjeç. Pastaj vijnë edhe sukseset e Shaban Tërstenës, i cili edhe sot njihet si sportisti më i suksesshëm shqiptar. Ai ka arritur të fitojë medaljen e artë në lojërat olimpike të vitit 1984 në Los-Anxhelos të SHBA-ve, si dhe të jetë fitues i medaljes së argjendtë në LO 1988 në Seul. Ai është kampion evropian i vitit 1984 dhe 1990, si dhe fitues i shumë titujve tjerë.

Trajneri Allajbegu në kohën e fundit ka stërvitur edhe kik-boksierët që fituan tituj botërorë, siç janë Mirdi Limani, Albert Selimi dhe Azem Maksutaj. Këto ishin rezultatet më të mëdha të trajnerit Allajbegu i cili gjatë kësaj periudhe punonte si vullnetar, duke punuar pa asnjë kompensim material. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori