LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë shkrimtari Rexhep Zogaj

Ndërroi jetë shkrimtari Rexhep Zogaj

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Rexhep Zogaj në moshë 75 vjeçare.

Ai punoi kryesisht në Shtëpinë Gazetare Botuese " Rilindja". Në vitet e shtatëdhjeta ishte kryeredaktor i gazetës "Rilindja", pastaj drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes dhe së fundit drejtor i revistave të po kësaj shtëpie botuese.

Rexhep Zogaj ishte autor i dhjetë romaneve.

Mbledhja komemorative mbahet të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ndërsa më pas do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e Prishtinës. /rtv21/telegrafi/