LAJMI I FUNDIT:

Ndërrim të huajsh te RTV 21

Ndërrim të huajsh te RTV 21

Skuadra e RTV 21, ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës dy basketbollistë të huaj. Fjala është për amerikanin Jeremy Price dhe senegalezin Dia Papa.

“Dyshja në fjalë do të ketë të drejtë loje në xhiron e radhës pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47, alineja 2, e rregullores për regjistrimin në FBK dhe kryerjes së obligimeve financiare.

Regjistrimi i këtyre basketbollistëve ka bërë që dyshja John Pack dhe Tray Hampton, të çregjistrohen dhe të lirohen nga klubi”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të FBK-së. /Telegrafi/