Të mërkurën, 13 minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.
Kompania Minierare Trepça, përmes një njoftimi në Facebook, tha se incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.
“Gjatë operacioneve të mirëmbajtjes dhe pastrimit të sistemit të pompave me acid sulfurik këtë të mërkurë, më 17 Janar 2024, rreth orës 12:35 pasdite, në nivelin e XI të minierës së Stantërgut, ndodhi një rrjedhje e acidit nga një bombolë. Incidenti rezultoi në lëndimin e dymbëdhjetë minatorëve, të cilët menjëherë morën ndihmë mjekësore të parë dhe më pas u transportuan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtime të mëtejshme”, njoftoi Trepça.
Tutje thotë se ekipet e intervenimit të Trepçës, nën drejtimin e Njësisë Biznesore, mobilizuan me efikasitet për të siguruar evakuimin e personelit të lënduar dhe ofruan ndihmë të parë, duke i çuar ata në kujdesin e profisionistëve mjekësor.
“Kemi informacion nga ekipi mjekësor se gjendja e punëtorëve të plagosur është duke u përmirësuar, me tetë prej tyre që kanë marë lëndime relativisht të lehta dhe janë nën trajtimin mjekësor emergjent, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar për lëndime më serioze por të mjekueshme në departamentin e oftalmologjisë,” shtoi ndërmarrja.
Trepça, ndërkohë, iu ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë minatorëve të lënduar dhe shpreh keqardhjen më të thellë për ngjarjen e ndodhur.
“Bordi Mbikëqyrës, Drejtori Ekzekutiv dhe stafi i Njësisë Biznesore të Minierave të Stantërgut me Flotacion Tunel i Parë shprehin ndjenjat e tyre më të sinqerta të keqardhjes për aksidentin e ndodhur dhe dërgojnë dëshirat e tyre për një shërim të shpejtë për të gjithë punëtorët e prekur,” thuhet në fund.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar.
Ai ka thënë se minatorët e lënduar kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
“Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve. Ata nuk kanë rrezik për jetën”, ka shkruar ministri Vitia, në një postim në Facebook.
Vitia ka përgëzuar stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar.
Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës