LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarëve iu pëlqen iniciativa e Thaçit për pajtim, i japin përkrahje edhe në rrjete sociale (Foto)

Ndërkombëtarëve iu pëlqen iniciativa e Thaçit për pajtim, i japin përkrahje edhe në rrjete sociale (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë përkrahje ndërkombëtare për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Këtë përkrahje, shumë prej tyre nuk u mjaftuan që ia shprehen në takimin e sotëm, mirëpo për të shfrytëzuan edhe rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

E para e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur e lumtur që do të mund ta përkrah këtë iniciativë të presidentit Thaçi.


“Jam e lumtur që pas pak të shpreh përkrahjen e BE-së për inciativën e presidenti Thaçi për të themeluar Komisionin për të vërtetën dhe për pajtim. Promovimi i pajtimit, marrëdhënet e mira ndërfqinjësore, drejtësi për krimet e kryera janë parimet për të cilat janë të përkushtuara BE dhe KS, sipas MSA-së. BE do të vazhdojë të përkrahë procesin e përballjes me të kaluarën me synim të qartë, strukturë & lidership, që përfshin të gjitha grupet & komunitetet. BE përkrah autoritetet që të merren me Drejtësinë Tranzicionale në mënyrë më sistematike duke u siguruar që zërat e të gjitha viktimave dëgjohen”, u shpreh Apostolova në llogarinë e saj.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë ka ofruar përkrahje për këtë komision, duke thënë se zbardhja e fatit për të gjitha viktimat është kruciale për stabilitet dhe progres.

“Ambasadori Braathu ofron përkrahje për Komisionin për të vërtetën dhe pajtim në Kosovë. Zbardhja e fatit për të gjitha viktimat kruciale për stabilitet, progres”, thuhet në postimin e OSBE-së në Kosovë.

Këtij komisioni përkrahje i ka dhënë edhe Andrew Russell nga UNDP.

“Transparenca, paanësia, autonomia, diversiteti, gjithpërfshirja, komplementariteti, parimet e kërkimit të së vërtetës bazuar në praktikat më të mira globale”, ka shkruar Russell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori