LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët të detyrojnë palët të nënshkruajnë një marrëveshje

Ndërkombëtarët të detyrojnë palët të nënshkruajnë një marrëveshje

Analisti Afrim Krasniqi beson se protesta e opozitës këtë të premte ishte e evitueshme. Ai vlerësoi për Telegrafi.com se Partia Socialiste kërkon të shuajë zemërimin e anëtarëve dhe mbështetësve të saj, të cilët një javë më parë humbën jetën e tre qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

Sipas analistit Krasniqi, PS gjithashtu kërkon që përmes kësaj proteste të tregojë të kundërtën e të premtes së kaluar, se është e aftë të protestojë në formë paqësore dhe pa konfrontime me forcat e ruajtjes së rendit.

Më tej, ai vlerëson se në këto rrethana zgjidhja e vetme është që mandatori i BE-së, Lajcak në emër të BE dhe në konsultim me SHBA të propozojë një dokument të shkruar i cili tu imponohet palëve për firmë dhe pranim pa kushte.

“Mazhoranca mund të ulte tonet e sulmeve dhe etiketimeve ekstreme ndaj zemërimit të opozitës dhe policia, në një veprim të pashembullt lajmëroi dje se nuk garanton rendin publik në Tiranë, pra nuk është në gjendje të përmbushë detyrimin e saj ligjor e kushtetues”, tha Krasniqi.


Analisti beson se korrupsioni nuk luftohet në rrugë dhe tani nuk është momenti për zgjedhje të parakohshme. “Sa për korrupsionin dihet se zyrtarët që akuzohen gjithmonë janë zyrtarët e qeverisë sepse ata kanë fonde e poste publike, ndaj ky mbetet problemi më madhor aktual i qeverisjes shqiptare, për më tepër që është një mazhorancë jo e fortë, e detyruar të veprojë në koalicion dhe të ruajë numrat e deputeteve, pra edhe të tolerojë akte korruptive, siç ndodhi në rastin e fundit me disa zyrtarë të lartë te LSI-së”, tha ai.

Krasniqi beson se asnjëra palë nuk ka shenja tërheqje apo reflektimi, të dy palët kanë mbështetje të njëjtë popullore e ndërkombëtare dhe të dy palët, po sillen sikur kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

“Shqipëria nuk ka elitë politike, nuk ka institucione të forta por lider të fortë, nuk ka mekanizma kontrolli të liderëve politikë dhe nuk ka maturi për të kuptuar limitet se çfarë pranohet dhe çfarë jo në demokraci…”, ka thënë ai.

Krasniqi thotë në intervistën dhënë Telegrafit se vendi ku duhet të zhvillohej politikë këtë fundjavë do të ishte parlamenti dhe zyra e presidentit. Analisti beson se edhe Komisioni hetimor parlamentar është e po vepron në drejtimin e kundërt të dialogut politik, po ushqen konfrontimin dhe konfliktin politik midis palëve.

“Në këto rrethana mendoj se zgjidhja e vetme është e mbetet vetëm një, që mandatori i BE-së, Lajcak në emër të BE dhe në konsultim me SHBA të propozojë një dokument të shkruar i cili tu imponohet palëve për firmë dhe pranim pa kushte”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori