LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një person në Tetovë, i konfiskohen lëndë piroteknike

Ndalohet një person në Tetovë, i konfiskohen lëndë piroteknike

Me datë 28.12.2022 në ora 12:30 në sheshin e qytetit në Tetovë, policia nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova pasi i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës./Telegrafi/