LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen garat ilegale të ngasjes së rrezikshme në Prizren, identifikohen disa pjesëmarrës dhe gjobiten

Ndalohen garat ilegale të ngasjes së rrezikshme në Prizren, identifikohen disa pjesëmarrës dhe gjobiten
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar garat ilegale në Prizren, pasi kishte hasur në një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte).

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se kanë shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Lexoni të plotë njoftimin:


Më datë 11.04.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në planin operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operative i cili është në zbatim në nivel vendi.

Gjatë patrullimit, afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve  policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte). Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vet pjesëmarrësve në këto gara.

Policia edhe do të vazhdojë të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori