LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta tenori i famshëm Spas Wenkoff

Ndahet nga jeta tenori i famshëm Spas Wenkoff

Njëri prej tenorëve më të shquar të artit lirik të viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, austriaku me origjinë bullgare Spas Wenkoff, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare në rezidencën e tij në Bad Ischl.

I lindur më 23 shtator 1928 në Veliko Tarnovo të Bullgarisë, Wenkoff filloi karrierën e tij të tenorit si këngëtar operetash gjatë viteve të pesëdhjeta, para se të fillonte punën në Operën e Dresdenit në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë në vitin 1975.

Ai u imponua ndërkombëtarisht në rolin e Tristanit, një prej roleve të tij të shumta nga operat e kompozitorit gjerman, Wagner.

Më pas u angazhua në festivalin vagnerian të Bayernit në Bavari, në Operën Metropolitane të New Yorkut, në Operat e Berlinit dhe Munihut dhe, në fund në Operën e Vjenës ku ai debutoi në vitin 1977 në rolin e Maksit në operën “Freischutz” të kompozitorit Carl-Maria von Weber.


Dalja e tij e fundit në skenë ishte në Operën e Vjenës në 11 janar të vitit 1991. /ata/bw/Telegrafi/