LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta ish-drejtori komunal i LDK-së në Ferizaj

Ndahet nga jeta ish-drejtori komunal i LDK-së në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për vdekjen e ish-drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe aktivistit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci.

Aliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Vranovcit.

“Me dhembje mora lajmin rrufe, se papritmas sot, ka ndërruar jetë anëtari i Kuvendit të Komunës, ish drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Ismet Vranovci”


“Ike e na dhe lamtumirën herët, bashkëqytetar e koleg i dashur, vepra e kontributi që le pas, për Ferizajn e ferizajast, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme në historikun e institucioneve tona. Të qoftë i lehtë dheu e dritë pastë shpirti yt!”, ka njoftuar komuna duke ngushëlluar familjarët.

Ndërkohë edhe kryetari i LDK-së ka ngushëlluar familjen për vdekjen e aktivistit Ismet Vranovci.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të veprimtarit, Ismet Vranovci.

Ai pas vetes la një veprimtari të bujshme atdhetare dhe politike, si: asambleist, drejtor i komunës së Ferizajt, këshilltar e sekretar i Degës dhe së fundmi si shef i grupit të asambleistëve në Ferizaj.

Angazhimi dhe veprimtaria e tij do të kujtohen përherë.

Në emrin tim personal dhe Lidhjes Demokratike u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, thuhet në telegramin e Abdixhikut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori