LAJMI I FUNDIT:

Ndahet buxheti për politikat programore të MKRS-së

Ndahet buxheti për politikat programore të MKRS-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për politikat programore të departamenteve përkatëse për vitin 2009.

Ky buxhet, nga i cili në kuadër të këtyre politikave do të përfitojnë institucionet e ndryshme të kulturës, të rinisë dhe të sportit në vartësi të kësaj ministrie, kap vlerën prej 11.170.933 Euro.

Sipas kësaj ndarjeje, buxheti për kulturën do të jetë 7.183.294 Euro, buxheti për sportin 2.699.403 Euro dhe buxheti për rininë 441.473 Euro, duke përfshirë brenda këtyre shumave subvencionet, investimet kapitale, pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet dhe shpenzimet komunale. Ndërkaq, shërbimet e administratës, duke përfshirë pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, si dhe shpenzimet komunale, kapin shumën prej 846.763 Euro.

Përmes ndarjes së këtij buxheti është shënuar një rritje e ndjeshme në pothuaj të gjitha departamentet dhe institucionet vartëse të MKRS-së. Madje, në disa nga këto institucione kjo rritje është në masën 100 %. /Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori