LAJMI I FUNDIT:

Ndahen diplomat për arsim të mesëm profesional për të moshuarit në Haraçinë

Ndahen diplomat për arsim të mesëm profesional për të moshuarit në Haraçinë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu vizitoi sot vendbanimin e Haraçinës, me ç’rast mori pjesë në ndarjen e diplomave gjeneratës së tretë të kandidatëve të cilët diplomuan me sukses dhe e rrumbullaksuan shkollimin e tyre me programin katërvjeçar në drejtimin ekonomiko-juridik, profili teknik i ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet është realizuar me “Projektin për rrumbullaksimin e arsimimit të mesëm profesional për të rriturit”, ndërsa i zbatuar nga Qendra për arsimimin e të rriturve, njofton Ministria e Arsimit.

Me këtë projekt mundësohet avansimi i statusit arsimor për të gjithë ata të cilët për shkaqe objektive në kohën e duhur nuk kanë mundur të arrijnë që të vazhdojnë shkollimin e tyre.


Qëllimi i këtij projekti përveç që ka misionin arsimor ka për qëllim dhe zvoglimin e papunësisë respektivisht gjetja më e lehtë e punës dhe rritjen e konkurencës në tregun e punës me kuadër të kualifikuar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ministri Lutfiu mes tjerash theksoi se me këtë projekt një pjesë të tyre do t’u krijohen mundësitë për avansimin në vendet e tyre të punës ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve do ta kenë më lehtë që të konkurojnë dhe të pranohen në vendet e reja të punës.

Gjithashtu Lutfiu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk do të ndalet këtu me këtë projekt por do të vazhdon dhe më tutje më zgjerimin e të njejtit gjithandej ku paraqitet nevoja për arsimin dhe ngritjen profesionale për të gjithë kandidatët të cilët shprehin nevojë dhe dëshirë.

Në fund ministri të gjithë kandidatëve ua uroj diplomimin dhe u dëshiroj sukses dhe shëndet. Gjithashtu prezent në këtë eveniment ishte edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori