LAJMI I FUNDIT:

NBC News: Dosjet e Sigurimit po rihapin plagët e vjetra në Shqipëri

NBC News: Dosjet e Sigurimit po rihapin plagët e vjetra në Shqipëri

Jo shumë kohë pasi u arrestua, policia sekrete i ofroi Maks Velos një marrëveshje. Bashkëpuno me ne, i thanë dhe çdo gjë kalon.

Ishte viti 1978, kulmi i diktaturës në Shqipëri. Velo, atëherë 43 vjeç, e dinte se marrëveshje të tilla bëheshin gjithmonë. Por, “kjo ishte diçka që thjesht nuk mund ta bëja”, kujton ai.

Velos, piktor, iu tha se arti i tij ishte antisocialist, që shprehte “tendenca moderniste”.


Ai u mor në pyetje për gjashtë muaj dhe tha se ai ishte mbajtur në izolim i lidhur me zinxhirë. Velo më vonë doli në gjyq ku u dënua me 10 vjet punë të rëndë sipas ligjit në stilin sovjetik të “agjitacionit dhe propagandës”.

Velo u caktua të punonte në minierat e bakrit dhe kaloi shumicën e shtatë viteve, tre muajve dhe 10 ditëve prapa hekurave së bashku me të burgosurit e tjerë politikë në burgun e Spaçit, pjesë e një rrjeti të ndërtuar sipas gulagëve të Stalinit.

Gjatë katër dekadave të fundit, Velo ka pyetur veten nëse në Spaç përfundoi sepse dikush që ai e njihte pranoi ndonjë marrëveshje si ajo që iu ofrua – dhe i dha informacion autoriteteve për të. Ai madje imagjinonte se çfarë mund të kishte thënë një person i tillë.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare hapi arkivat e policisë së saj të vjetër sekrete, Sigurimit. Çdokush që është spiunuar gjatë periudhës komuniste mund të shohë dosjen e tij ose të saj, duke lejuar që ata që bashkëpunuan me regjimin të mund të identifikohen.

Velo kërkoi dosjen e tij, por më pas u përpoq ta kalonte. Ndonjëherë ai fillonte të lexojë, por i duhej ta linte një faqe përgjysmë. Kishin qenë, mësoi, rreth 20 njerëz që kishin informuar për të, mes tyre një mik i ngushtë dhe ish vjehrra e tij.

“Maks Velo është një person me bindje borgjeze,” ajo i kishte shkruar në një raport policisë sekrete, sipas dosjes. “Ai është një person pa karakter”.

Shumica e vendeve të tjera ish komuniste i hapën dosjet e epokës së Luftës së Ftohtë shumë kohë më parë.

Por, ndryshe nga shumë prej fqinjëve të saj, Shqipëria kurrë nuk kreu një politikë të “lustracionit”: një pastrim sistematik të zyrtarëve qeveritarë që kishin marrë pjesë në krime gjatë kohës komuniste.

Sot, dosjet e Sigurimit mbushin një sërë dhomash të vogla në një depo qeveritare në periferi të Tiranës. Me dosjet e tejmbushura nga raftet metalike dhe në kutitë e grumbulluara në tokë dhe raftet nën dritare, është e vështirë të thuhet saktësisht sa i plotë është koleksioni. Mendohet se agjentët e Sigurimit kanë shkatërruar mijëra dosje gjatë viteve të fundit të regjimit.

“Çdo ditë njerëzit vijnë këtu, zakonisht me pyetje për të cilat nuk kanë marrë përgjigje prej një kohë të gjatë”, thotë Gentiana Sula, drejtoresha e agjencisë që ofron akses te dosjet.

“Nëse ka gjëra që duhet t’i falin, për vete ose për prindërit e tyre, mendoj se kjo është një shans i mirë. Shumë shpesh, ju e dini, një bashkëpunëtor dhe një viktimë ishin në të njëjtin rreth”.

Gjyshi i Sulës ishte ndër shqiptarët që u “zhdukën” gjatë diktaturës. Pothuajse tre dekada më vonë, rreth 4,000 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur.

Vendi ballkanik prej rreth 3 milion banorësh dikur ishte nën një prej regjimeve më brutale në botë. Disa ekspertë e kanë krahasuar Shqipërinë e epokës komuniste me Korenë e Veriut, sepse kufijtë e saj u mbyllën me gardhe elektrike dhe shqiptarët u ekzekutuan kur kapeshin në përpjekje për të shpëtuar.

Diktatori Enver Hoxha erdhi në pushtet në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe shërbeu si kreu i shtetit deri në vdekjen e tij më 1985. I njohur si paranojak, ai ngriti mijëra bunkerë betoni për t’u mbrojtur kundër një pushtimi të huaj që nuk erdhi kurrë.

Nën udhëheqjen e Hoxhës, feja, flokët e gjata, gjuha e ashpër dhe makina private u ndaluan, siç ishte edhe kritika ndaj regjimit. Nëse një person gjykohej kundërshtar, e gjithë familja mund të dërgohej në punë në fabrikat apo fushat e largëta.

Nga viti 1946 deri në 1991, rreth 6,000 vetë u ekzekutuan, sipas Shoqatës Shqiptare të të Burgosurve Politikë. Dhjetëra mijëra u burgosën ose u dërguan në kampet e punës nën akuza politike.Forca e policisë sekrete, Sigurimi, ishte shumë efikase pavarësisht se kishte një emër të keq.

Agjentët e Sigurimit ndonjëherë quheshin “mikrofona të gjalla”, sepse ata gjithmonë dëgjonin. Por ky reputacion u mundësua nga mijëra shqiptarë të zakonshëm që i ndihmuan ata, duke punuar si bashkëpunëtorë zyrtarë, dhe mijëra të tjerë që funksiononin si informatorë më informalë, duke ofruar sekrete intime rreth atyre që njihnin. Makineria e aparatit komunist u mbështet te pëshpërima e rrjeteve të njerëzve të komprometuar.

Ndërsa diktatura ra në fillim të viteve 1990, shumica e agjentëve të Sigurimit u zhdukën në anonimitet.

Një ish-zyrtar, Nesti Vako, pranoi të fliste me NBC News në një kafene në qendër të Tiranës.

“Si shefi teknik operativ i Sigurimit, kam prodhuar çfarëdo teknologjie që u nevojitej”, tha Vako, i cili kaloi 25 vjet si kryeinxhinier. Vako thotë se agjentët e Sigurimit kishin përgjuar të gjithë vendin, me pajisje dëgjimi nëpër kafene, zyra dhe në të gjitha ambasadat e huaja.

Nëse Sigurimi kishte vënë në shënjestër një grua, agjentët mund t’i studionin këpucët e saj dhe pastaj bënin një pale këpucë të tjera si ato, por me një përgjues në thembër – dhe pastaj t’i ndërroheshin pa u vënë re. Vako thotë se ai u dërgua një herë në Kinë, për të studiuar teknikat e mbikëqyrjes.

“Më pëlqeu shumë,” thotë Vako, për rolin e tij. “Ndihem shumë krenar për punën time. … Unë kam qenë me fat që kam këtë punë dhe unë zbatova vetëm ligjin “.

I pyetur se çfarë mendonte për hapjen e dosjeve të Sigurimit, Vako tundi kokën.

“Shikoni, hapja e dosjeve, sipas mendimit tim personal, është e ndërlikuar. Nuk është gjë e mirë, “tha ai.” Arsyeja është se nëse shikoni dosjet, ka raste kur vëllai spiunoi vëllain”.

Dosja e Sigurimit të Velo-s është 250 faqe dhe ai kaloi disa muaj për ta kuptuar atë. Bashkëpunëtorëve u janë dhënë kode, kështu që Velos i është dashur të kthejë kodet në prova – duke menduar për ngjarje që kanë ndodhur shumë kohë më parë, për të kuptuar se kush qëndronte pas pseudonimeve.

Bashkëpunimi i shokut të tij e shqetëson më shumë Velon 83-vjeçar. Njeriu ishte një piktor, dikush që Velo e ftonte në shtëpinë e tij. Kur Velo u arrestua, autoritetet deklaruan se veprat e tij ishin armiqësore dhe dogjën shumë nga pikturat e tij.

”Si mund ta kisha imagjinuar se diskutimi i veprave të artit është një vepër penale?”, thote ai.

Pasi mori dosjen e tij, Velo mësoi se shoku ishte ende gjallë dhe jetonte në Tiranë, por nuk u përpiq ta takojë.Sula, përgjegjëse për arkivat e Sigurimit, tha se është e shqetësuar se njerëzit që jetojnë në Shqipëri sot nuk do të kuptojnë kontekstin në të cilin u bënë ose nuk u bënë këto zgjedhje nën diktaturën. Agjencia e saj ka marrë qindra kërkesa për dosjet.

“Ishte një shoqëri e marrë peng,” thotë ajo. “Kishte shumë propagande.”

Ajo tha se shumë bashkëpunëtorë besonin se ata ishin “duke i shërbyer vendit të tyre” dhe ishin “patriotikë”, ndërsa të tjerët ishin të detyruar.

Pra, si mendon Sula, si duhet të trajtohen sot ish bashkëpunëtorët?

“Keqardhja është një fjalë e madhe,” thotë Sula. “Jo, nuk do të thosha keqardhje. Por unë kërkoj që njerëzit të bëjnë analiza të thella. ”

Nga ana e tij, Velo thotë se nuk pendohet që e lexoi dosjen e tij, por ai nuk ndjen shumë as ndjenjën e mbylljes së saj.

“Amerikanët thonë,” Na vjen keq, na vjen keq “100 herë në ditë,” thotë ai. “Këtu, askush nuk thotë kurrë, ‘Më fal.’”. /Tema/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori