LAJMI I FUNDIT:

NBA, basketbollistëve: Do të dënoheni rëndë nëse nuk e respektoni himnin kombëtar amerikan

NBA, basketbollistëve: Do të dënoheni rëndë nëse nuk e respektoni himnin kombëtar amerikan

Zyrtarët e NBA-s të premten i kanë dërguar një njoftim klubeve basketbollistike, ku paralajmëruan lojtarët se duhet të qëndrojë në këmbë në momentin që intonohet himnin kombëtar amerikan.

Në urdhrin e nënshkruar nga nënpresidenti i NBA-s, Mark Tatum thekson se “nuk do të ketë përjashtime”, shkruan ESPN.

“Asnjë ekip nuk mund të përjashtohet nga ky rregull”, tha Tatum, duke shtuar se “Liga u ka dërguar rregulloren se si duhet të qëndrojnë lojtarët, trajnerët apo anëtarët e stafit të ekipit, si dhe pasojat nëse nuk i respektojnë ato në momentin që intonohet himni ynë”.


Protesta e ekipit të Dallas Cowboy

Ky paralajmërim erdhi 24 orë pasi që lojtarët e futbollit amerikan (NFL) u gjunjëzuan gjatë intonimit të himnit në shenjë proteste kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit e ka dënuar këtë veprim të futbollistëve duke paralajmëruar se do të merren masa ndaj NFL-it nëse përsëritet e njëjta gjë ndërsa lojtarët po protestojnë kundër padrejtësisë, diskriminimit dhe thirrjeve racore në Shtetet e Bashkuara.

Theksojmë se sondazhet e opinionit kanë treguar se shumica e amerikanëve nuk e përkrahin këtë lloj proteste të futbollistëve, por nuk e mbështesin as mënyrën se si Trump është duke u përpjekur për të zgjidhur pakënaqësitë mes tij dhe sportistëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori