LAJMI I FUNDIT:

NATO po krijon një qendër të mbrojtjes satelitore hapësinore në Gjermani

NATO po krijon një qendër të mbrojtjes satelitore hapësinore në Gjermani

Në takimin e tyre virtual, ministrat e mbrojtjes së NATO-s ranë dakord të krijonin një qendër hapësinore në Ramstein, Gjermani, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore të NATO-s.

“NATO do të krijojë një qendër hapësinore në Gjermani që do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e satelitëve të vendeve aleate nga sulmet e armikut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, raporton rel.

Ideja e krijimit të një qendre të tillë u nis në një samit të vendeve anëtare në dhjetor të vitit 2019 në Londër.


“Satelitët e vendeve anëtare të Aleancës janë shumë të ndjeshëm dhe përfaqësojnë objektiva të mundshëm të sulmit. Kina dhe Rusia kanë zhvilluar kapacitete që mund të çaktivizojnë dhe shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kishin pasoja të rënda për komunikimin midis vendeve anëtare”, tha sekretari i përgjithshëm.

Qendra Ramstein do të ketë për detyrë të ndajë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj satelitëve dhe të koordinojë aktivitetet e atyre satelitëve.

Në fund të vitit të kaluar, NATO shpalli hapësirën zonën e pestë operacionale, pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës kibernetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Botë
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori