LAJMI I FUNDIT:

NASA tregoi se si duket “linja e frontit” në Ukrainë nga hapësira

NASA tregoi se si duket “linja e frontit” në Ukrainë nga hapësira

Territoret e mbuluara nga zjarri në lindje dhe jug të shtetit ukrainas janë regjistruar nga satelitët që monitorojnë qendrat e zjarreve të mëdha.

Sistemi Firms i NASA-s, i cili është i angazhuar në zbulimin e zjarreve të mëdha në planet, regjistroi pikat më të nxehta në frontet e luftës, e cila u fillua në Ukrainë nga Federata Ruse.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotot satelitore nga orbita e Tokës regjistruan vatrat kryesore të luftës, të cilat janë të përqendruara në lindje të vendit – në Luhansk, Donetsk dhe një pjesë të rajoneve të Kharkiv, si dhe në jug – në rajonet Mykolaiv dhe Kherson.


E gjithë vija e frontit është përfshirë nga zjarret.

Siç është raportuar më parë nga autoritetet ukrainase, është e vështirë të shuhen zjarret në territoret e pushtuara për shkak të granatimeve nga trupat ruse dhe rusët qëllimisht nuk lejojnë që kjo të bëhet në rajonet e pushtuara.

Përveç kësaj, pushtuesit shkatërrojnë magazinat e grurit, makineritë bujqësore dhe termocentralet solare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori