LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Thaçi po vepron anshëm ndaj LVV-së dhe po krijon huti te qytetarët

Nagavci: Thaçi po vepron anshëm ndaj LVV-së dhe po krijon huti te qytetarët
Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke vepruar anshëm kundrejt LVV-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci, ka thënë se Thaçi po tenton të krijojë huti te qytetarët duke bërë presion ndaj Vetëvendosjes.

“Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë. Përkundër deklaratave dhe interpretimeve të ndryshme në lidhje me formimin e qeverisë, Kushtetuta e përcakton se të drejtën për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë e ka vetëm LV”, është shprehur ajo.


Ajo është ka shtuar se, Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur dhe çështjen e shumicës së Kuvendit, e cila sipas interpretimit i takon LVV e cila ka të drejtën që t’i propozojë kandidatin për mandatar, Presidentit të Republikës.

“Presidenti mund të dekretojë mandatarin, vetëm pasi kjo të ketë ndodhur”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë

Presidenti Thaçi duke qenë i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV! Në aspekt institucional, sipas Kushtetutës së Kosovës, ai nuk ka rëndësi e ndikim në procesin e krijimit të qeverisë.

Përkundër deklaratave dhe interpretimeve të ndryshme në lidhje me formimin e qeverisë, Kushtetuta e përcakton se të drejtën për të propozar mandatarin për formimin e qeverisë e ka vetëm LV!

”Presidenti cakton mandatarin për formimin e qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”. (Kushtetuta e R.K. neni 84, parag.14).

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka zgjidhur dhe çështjen e shumicës së Kuvendit, e cila sipas interpretimit i takon LV! e cila ka të drejtën që t’i propozojë kandidatin për mandatar, Presidentit të Republikës. Presidenti mund të dekretojë mandatarin, vetëm pasi kjo të ketë ndodhur.

Më tutje Kushtetuta përcakton se , “nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.” (Neni 95 parag.4)

Pra çështja është e qartë dhe nuk ka nevojë që Presidenti i vendit të bëj presion apo të krijoj huti në kuptim të të drejtës për të propozuar mandatarin. Edhe në rastin e parë sikundër edhe në rastin e dytë, e drejta e propozimit të mandatarit i takon vetëm Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa sa i përket afatit kohor për propozimin e emrit të mandatarit të parë nga ana e LV!, Kushtetuta është e heshtur.

Ky është argumenti i parë dhe i pakontestueshëm, kurse në favor të këtij interpretimi shkon edhe veprimi praktik i Presidentit, kur pas dorëheqjes së z.Haradinaj, iu drejtua z.Veselit si të parit të PAN-it për të propozuar kandidatin për kryeministër. Përgjigja ishte negative dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Pra nuk ka mundësi për zgjidhje tjera. Qeveri të mandatuar nga LV! sipas kësaj që u tha ose zgjedhje të reja. E në interes të vendit është themelimi i institucioneve dhe fillimi i punës për çkapjen e shtetit, për luftimin e krimit e korrupsionit, për zhvillimin e vendit, pra është Qeveria Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori