Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka sqaruar vendimin për mos-aprovim të drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale nëpër komuna.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjëra nga shkollat nuk ka pasur vendim.
“Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditëve të fundit kam pranuar ankesa nga disa komuna në lidhje me mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në shkollat profesionale. Sipas raporteve të inspektoratit dhe DKA-ve, asnjëra nga shkollat për të cilat nuk janë miratuar profilet mjekësore, nuk kanë pasur Vendime”, shkruan Nagavci.
Ajo ka sqaruar se:
“Komuna e Podujevës: Sipas të dhënave nga Komuna dhe nga Inspektorati i Arsimit, shkolla ‘Isa Boletini’ nuk ka pasur asnjëherë vendim për hapjen e këtyre profileve, bazuar në kërkesat ligjore.
Komuna e Deçanit: Shkolla ‘Tafil Kasumaj’, nuk ka pasur aprovim as vendim për lejimin e profileve mjekësore. Vendimi paraprak ka vlejtur për vitin shkollor 2019/2020.
Komuna e Dragashit: Shkolla ‘Ruzhdi Berisha’ nuk ka pasur vendim për lejimin e profilit mjekësor (farmaci).Vendimi paraprak ka qenë vetëm për vitin shkollor 2019/2020.
Komuna e Rahovecit: Nuk ka pasur vendim për lejimin e profileve mjekësore në shkollën “Selajdin Mullaabazi-Mici”. Vendimi ka qenë vetëm për vitin shkollor 2018/2019.
Komuna e Drenasit: Në shkollën ‘Fehmi Lladrovci’, MASHTI nuk e ka aprovuar kërkesën për profilin mjeksor (farmaci) për arsye se ky institucion nuk ka pasur aprovim as vendim për lejimin e profilit të lartcekur.
Komuna e Klinës: Gjatë shqyrtimit të konkursit të kësaj komune, për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2021-2022, në shkollën ‘Fehmi Agani’, MASHTI nuk e ka aprovuar kërkesën për profile mjekësore për arsye të verifikimit të gjendjes nga komisionit vlerësues dhe verifikues, bazuar në ligjet në fuqi.
Secilës prej këtyre komunave ju është dërguar nga MASHTI nga një letër e veçantë me sqarimet, udhëzimet dhe bazën ligjore të cilën duhet ta ndjekin nëse kanë dëshirë të vijojnë me profilet e caktuara. Të njejtat, mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022, deri me datë 12.07.2021, përmes arkivit të MASHTI. Komisioni do t’i verifikojë dhe nëse i plotësojnë kushtet do të vazhdojnë punën në muajin gusht.
Për fund, dua ta bëj të qartë se të gjithë personat të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë mundësuar zhvillimin e mësimit duke rrezikuar diplomat e nxënësve do të mbahen përgjegjës“, shkruan Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare