Nga: Valeriya Safronova / The Financial Times
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com
Në vitin 2012, aktivistja ruse Nadya Tolokonnikova u dënua me dy vjet burg për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”, kjo pasi grupi i saj Pussy Riot protestoi kundër regjimit të Vladimir Putinit në një shfaqje brenda Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në Moskë. Ajo tashmë e ka ndërtuar kishën e vet.
Brenda mureve industriale të OK Linz-it, muzeut të artit bashkëkohor në Austrinë veriore, versioni i kishës së Tolokonnikovas mbështet revolucionin dhe nuk i shmanget seksualitetit femëror. Ngjyrat janë e kuqja dhe e zeza, ndërsa lidere janë gratë e veshura me të brendshme dhe maska.

Ekspozita e parë personale e Tolokonnikovas titullohet thjesht Tërbimi [Rage]. Në veprat e vjetra dhe të reja, reflekton luftën e saj për të balancuar frikën e zemërimin me trimërinë dhe shpresën, duke përdorur motive nga Kisha Ortodokse Lindore, duke përfshirë ikonografinë dhe muzikën. Duket se pyesin: a mund ta kundërshtosh dhunën me mirësi? A mund të ekzistojë besimi pa fe? Dhe, a mundet dikush që jeton në mërgim të mbajë një pjesë të vatanit?
“Besimi ka vend shumë të rëndësishëm në jetën time, por jo si pjesë e ndonjë feje të organizuar”, thotë Tolokonnikova, 34 vjeçe, ndërsa kalojmë nëpër ekspozitë. “Duhet të besoj në disa ideale më të larta, që më ndihmojnë t’i tejkaloj momentet e tmerrshme të cilat vazhdimisht i sjell jeta si aktiviste”.

Që nga lirimi i saj nga burgu në vitin 2013, Tolokonnikova – e cila për arsye sigurie nuk tregon se ku aktualisht ndodhet – ka qenë e zënë. Aktiviteti i saj rezultoi në emërtimin e saj si “agjente e huaj” në Rusi, në vitin 2021, akuzë që përdoret për të shtypur opozitën dhe që cilësohet si nder mes aktivistëve anti-Putin. Vitin e kaluar emri i saj u gjet në listën e personave të kërkuar nga Ministria e Brendshme ruse.
Në vitin 2022 e krijoi “Hirin e Putinit”, një video-performancë në të cilën ajo dhe 11 gra të tjera të veshura me fustane të shkurta të zeza dhe me geta, djegin portretin e Putinit në një shkretëtirë të paspecifikuar, ndërsa mbledhin hirin në shishe të vogla qelqi. Vepra u shfaq në Galerinë Jeffrey Deitch në Los Anxhelos, në fillim të vitit 2023, dhe më vonë u ble nga Muzeu i Artit në Bruklin. Versioni i veprës tani është ekspozuar në OK Linz në një dhomë të errët dhe të frikshme.

Në murin përballë varen katër piktura akrilike, ose “Ikona” siç i ka quajtur Tolokonnikova, që përshkruajnë anëtaret anonime të Pussy Riot – me aureolë të formuar nga poezitë ose citatet. Njëra nga fytyrat rrethohet nga citimi i një eseje të autorit disident të epokës sovjetike, Alexander Solzhenitsyn
Gjatë kohës së saj në burg, Tolokonnikova zhvilloi një interes për fenë ortodokse. “E lexoja shumë Biblën sepse nuk kisha qasje në ndonjë vepër tjetër filozofike”, thotë ajo duke shtuar se shumica e librave në bibliotekën e burgut ishin romanca për të cilat ajo nuk kishte asnjë interes.

Ka shumë aspekte të ortodoksisë lindore që ajo nuk i pëlqen, duke përfshirë margjinalizimin e grave, por vëren se feja ka ndihmuar në mbështetjen e aktivizmit të saj. “Nëse jeton në një botë tërësisht materialiste pa dimension metafizik apo shpirtëror, është shumë më e vështirë të justifikosh sakrificat që duhet të bësh gjatë rrugës”, thotë ajo.
Këto sakrifica janë evidente në pjesën e dytë të ekspozitës, të vendosur lart. Aty Tolokonnikova ka riprodhuar qelinë e saj të vjetër.

E njëjta dhomë përmban kujtime nga koha e saj prapa grilave. Krahas shënimeve, letrave dhe deklaratës që shkroi kur organizoi një grevë urie, janë fotot e vajzës së saj Gera e cila mbushi katër vjet në vitin 2012. Një gazetë me fytyrën e Putinit në faqen e parë dhe një artikull i shkurtër për arrestimin, shtrihen pranë një vizatimi të bërë nga vajza e saj.
Vizitorët mund të shohin anën tjetër të dhomës, përmes shufrave të çelikut. Aty ekranet shfaqin video të projekteve dhe protestave muzikore të Pussy Riot, përfshirë atë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit më 2014. Gjatë asaj kohe, thotë Tolokonnikova, ajo jetoi në frikë të vazhdueshme. “Njerëzit thjesht kalonin pranë dhe na goditnin me grusht ose na hidhnin antiseptik në fytyrë”, thotë ajo. “Kam pasur sulme paniku në metro.”
Kjo frikë është e dukshme në një vepër tjetër, “Shpata e Demokleut”. “Çdo qeveri shtypëse autoritare është thikë me dy tehe”, thotë Tolokonnikova. “Ka rrezik për ne aktivistët … por, ka edhe rrezik për diktatorin. Putini e ka rrethuar veten me armiq dhe për çdo krijon më shumë armiq”. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Tregimi më i madh në histori!?
Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre: Dashuria ka vetëm një emër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës