LAJMI I FUNDIT:

Na plasët…!

Duke u nisur nga një thënie e thjesht popullore, që tashmë po dëgjohej anë e këndë botës, aty ku ka shqiptarë – “Na e plasët barkun…!”.

Vërtet të nderuar politikanë na e plasët barkun. Mbase edhe më të drejtë janë shqetësimet e qytetarëve, të atyre qytetarëve që ata ua kanë dhënë votën, që nga ju pritnin ta drejtonit shtetin si duhet, e jo të na plasni barkun me gabimet e njëpasnjëshme. Sa duket se Kosova po ecë mbar, zotimet e juaja se nuk do të lëshoni pe në as një rast, sikur në befasi pjell nga një dreq në kohën kur shpresat tona po vihen në rrugën e mbar. Dikur na thoshin se plani i Ahtisarit është i mirë, e ndoshta dhe jo më i miri, kjo u përpi disi, por edhe jo me vullnetin e popullit, sikur ky popull nuk pyetet fare nga ata që i ka zgjedhur vet, po ta dëgjonim zërin e popullit me kohë, nuk do ta pranonim këtë projekt famëkeq të Ahtisarit.

Madje politikanët tanë shkojnë edhe më tutje duke thënë se ne po bëjmë politikë, e me këtë politikë ne duhet lëmuar serbët, t’i joshim me të gjitha të mirat, edhe pse na vrasin, na i bllokojnë rrugët, kjo nuk çon peshë, ne duhet të jemi të durueshëm, kështu e do politika dhe kështu po na thonë edhe evropianët.


Del se fare nuk ka rëndësi ligji, e hiç fare fjala e Kuvendit të Kosovës, apo e popullit kur është në pyetje vetvetja, se ‘unë jam, e askush mbi mua nuk është’. Është e çuditshme pse secili nga politikanët tanë politiken mundohen ta ndërtojnë në bazë të nënshtrimit para të huajve dhe më përkëdheljen e atyre që deri dje na dogjën e na rrjepën për së gjalli, e atyre që ende na shajnë në gjuhën e tyre kriminale, e atyre që shëtisin të lirë me krenarinë se cili më shumë ka bërë krime mbi shqiptarët (padashje t’i fyej ata që nuk kanë faj). Zotërinjtë duke ndjekur këtë politikë, UNMIK-u dhe vazhduesi i saj EULEX-i me krenari shfaq në skenë ndjekjet ndaj çlirimtarëve, që përpos ndjekjeve i vë edhe në bankën e të akuzuarave. Qëllimi i tyre është jo që ta respektojnë drejtësinë, por ta ulin vlerën e çmuar të UÇK-së, e së fundi që përmes kësaj ta paraqesin luftën e UÇK-së si një konflikt, e sipas një analize të dukshme shpesh tejkalohet periudha e luftës, sikurse kjo periudhë nuk ka ekzistuar fare.

Lind pyetja e pse të mos dënohen çlirimtarët?- përgjigjja është e thjesht; ata, çlirimtarët, janë fajtor, pse bënë luftë për lirin e Kosovës? Pse nuk na lanë nënë tutelën e Serbisë? E pse e larguan pushtuesin serb që për të mos u kthyer kurrë në trojet shqiptare, që janë troje denbabaden të shqiptarëve?

Të nderuar politikanë, të secilës do parti, mos e dënoni popullin me gabimet tuaj, sepse ky popull ka ditë dhe dinë prapë të ngreh kryet kundër të padrejtës dhe cenimit të integritetit të saj, dinë të rebelohet e t’ju thotë ndaluni ku po shkoni me këto marifetllëqe…! Vërtet ky i mjerë popull ka humbur besimin edhe nga ata që i ka zgjedhur vet; njëri i thotë se është i mirë ky veprim, tjetri hedh poshtë si të pa bazë dhe të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. E Kujt t’i besoi ky popull i mjerë?

Jo fort moti kujtojmë thirrjen e famshme të njeriut që la gjurmë të thella të turpit në historinë shqiptare, një thirrje më shumë se qyqare, e që ishte një thirrje mashtruese, për t’i larguar atdhedashësit dhe popullin nga rruga e lirisë, që më 1988 kishin dalë në mbrojtjen e Kushtetutës së vitit 1974. Ky ishte Remzi Kolgeci që më lutjen e tij i drejtohet popullit me këto fjalë: “Në emër të nënave, në emër të motrave, në emër të fëmijëve tanë, ju lus që të shpërndaheni dhe të ktheheni në shtëpitë tuaja. Unë, ju garantoj se nuk do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974 dhe se nuk do t’i merret autonomia Kosovës. Për këtë ma ka dhënë besën edhe Komiteti Qendror i LKJ-së"!

Të nderuar lexues po t’i besonim këtij njeriu sot do ta gëzonim shtetësinë e Serbisë, sot nuk do ta kishim pavarësinë e Kosovës. Andaj edhe sot, shqetësimet tona janë të arsyeshme, nuk dua të merrem me atë që nuk na takon, diplomacinë, ama politikanët tanë duhet të përgatitin popullin dhe ta sqarojnë në detaje për çdo vendim të rëndësishëm, sepse ne si popull kemi pësuar shumë disfata në biseda tavolinash dhe sindroma e frikës është e pranishme më shumë se çdo kush tjetër.

Marrëveshja e fundit është pak sa e trishtueshme në mes asaj çka kanë thënë dje politikat tanë, me atë çka po thonë sot; Deri sa dje ishin këmbëngulës kundër 1244 dhe e quanin si një rezolutë të vdekur, sot befasisht na shfaqet si një lugat në skenë. Kujë t’i besojmë…? Të njëjtit hanë me dy lugë, e çka është më e keqja sot një pjesë e opozitës shtrihet si lavire, në sy të popullit, e në fakt ajo pranon këtë të keqe dhe është në pajtueshmëri me politikat e saja

I tërë ky shkrim i kushtohet Fusnotës, me të cilën do të përfaqësohet Kosova. Vallë pse në këtë fusnotë nuk u fut Kongresi i Berlinit, i Londrës etj., që pamëshirshëm i copëtuan trojet shqiptare!? Pse gjithë kjo përkulje para shtetit që ka ushtruar gjenocid për afro një shekulli mbi shqiptarët? Mos këto lëshime do të na vejnë në pozita të vështira të nderuar politikan, mos edhe gjeneratat e ardhshme të ballafaqohen prapë me këto situatat të turbullta në saje të gabimeve tuaja? Në shikim të parë kjo fusnotë dhe miratimi i saj është i dhimbshëm, sado që thuhet se me këtë fusnotë Kosova do ta ketë të drejtën e marrëdhënieve kontraktuale dhe integruese me strukturat e BE-së, si dhe me bashkëpunimin rajonal, ku përmes saj hapen dyert e Kosovës.

Vallë është për t’u çmendur!? Në njërën anë sikur jemi të painformuar mirë se çka do të ndodhë pas kësaj marrëveshje…? A do të ketë edhe lëshime tjera në dëm të Kosovës? Kjo politikë e ngjashme me politikën e kaluar kur thoshte: “Flini dath se lirinë e kemi në xhep”, për fat të keq jo që lirinë nuk e patëm, por në vend të saj na erdhi si shpërblim dhuna, terrori, gjenocidi deri në zhdukjen si popull, e fatmirësisht duke ju falënderuar luftës çlirimtare të UÇK-së, sot gëzojmë Pavarësinë e Kosovës.

Për të mos ardhur deri të më e keqja të nderuar politikanë (pa dallim të secilës parti i takoni, apo ju qeveritar) bashkoni qëndrimin tuaj në një qëndrim të vetëm kur është në pyetje atdheu-shteti, dhe më atë qëndrim së bashku drejtojuni popullit që edhe ky popull i mjerë të ketë një njohuri se që duhet të veproj më tutje, t’ju përkrahë, apo t’ju kundërshtojë. Kjo amulli është një trazim shpirtëror dhe më shumë një frikë se e ardhmja ku do të na gjej.

Nuk është njerëzore që të kritikohet dhe të kundërshtohej pa e kuptuar në thelb qëllimin, sepse nuk është një lojë e parëndësishme, ku në këtë lojë janë miq tanë të përkushtueshëm Amerikanët, dhe në anën tjetër armiqtë e përbetuar Rusët. Këto dilema po e rëndojnë fatin e Kombit, e mbi të gjitha marrëveshja e fundit, Fusnota, ka lënë dyshime të mëdha në popull se si të veprohej më tutje. Të përkrahet Fusnota, apo të Kundërshtohet?

Në fund Kuvend i respektuar dhe gjykatë e nderuar a është e drejtë dhe në përputhje me të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e saj kjo marrëveshje, apo duhet kundërshtuar si një marrëveshje e pavlerë? Përgjigjja e juaj sa ma parë do të ishte një lehtësim për populli dhe mbi të gjitha një qëndrim institucional për një sqarim të nevojshëm.

Në trend

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme

"SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja", zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë

Botë
Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Gjesti vazhdon të refuzojë t'i flasë, Egli tenton ta kapë 'me zor' fizikisht për t'i nxjerrë ndonjë fjalë: Më kthe përgjigje, për kokë të gjyshit s'të flas

Magazina
Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Guardiola etiketon yllin e Real Madridit si nënshkrimin e ëndrrave

Premier League
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori