LAJMI I FUNDIT:

Na fal o burrë i dheut!

Na fal o burrë i dheut!

Bojkotim i qëllimit, rastësi, porosi nga lart apo xhelozi intelektuale me rastin e manifestimit letrar “Esat Mekuli”?!

Takimet letrare Esad Mekuli organizohen nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës. Këtë herë në manifestim morën pjesë anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve, përfaqësuesit nga shoqatat e ndryshme të vendit, me punimet e tyre në gjini të ndryshme letrare, që këtë manifestim e bën madhështor. Por, gazetarët dhe redaktorët e shumtë e bojkotuan lajmin për këtë manifestim letrar e shkencor, televizione të shumta e gazeta, po ashtu e bojkotuan dhe nuk e thanë asnjë fjalë për këtë takim?!

Pse kështu?


I frikësohen porosisë së fjalëve të poetit, apo janë të porositur nga dikush, atje nga “lart”, që të mos e thonë asnjë fjali për këtë takim kulturor?

I frikësohen poezisë së poetit, i cili, me rastin e lajmit për marrëveshjen sekrete për shpërnguljen e katërqindmijë të ashtuquajturve “turq” në shkretëtirat e Anadollit, shkroi poezinë e pavdekshme (dhe sot aktuale): “A është fajtor shqiptari?”, (1938).
“A është fajtor shqiptari?

A është fajtor shqiptari pse nën këtë qiell jeton,
nën këtë qiell, në trojet e të parëve të vet?

A është fajtor pse është e përkundër të gjithave qëndron

Shqiptari, rob e njeri, që do i vetvetes të jetë?!
A është fajtor shqiptari pse sytë flakë i vetojnë,
duke shikuar se si tjetri nga plangu e shtëpia dëbon?

A është fajtor pse është edhe kur të mos jetë dëshirojnë,
pse për vatër derdh gjak dhe i gjallë nuk e lëshon?

A është fajtor shqiptari pse, si të tjerët, do
të jetojë si njeri në të vetat sot e përpjetë?

A është fajtor pse, përkundër dhunës, rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet?

Esat Mekuli është poet popullor, është i vegjëlisë, është i shqiptarëve. Edhe pse poeti nuk pati fatin t’i ruajë të gjitha dorëshkrimet e tij (shumica i humbën duke kaluar lumin e “Bistricës” në Pejë, i ranë nga strajca e krahut), prodhimet e tij, megjithatë, janë të një vlere të lartë, historike, kulturore e letrare.

Poeti prodhoi cilësi, prodhoi shumë, por i dolën në dritë pak krijime. Megjithatë, Esat Mekuli është intelektuali i parë shqiptar në ish-Jugosllavi që, pa u kursyer, ngriti zërin dhe goditi me fjalën e tij politikat kundërshqiptare të kohës që me dhunë dëbonin shqiptarët nga trevat e tyre.

Poeti ishte i drejtpërdrejtë, porosia e tij ishte e qartë dhe kryengritëse. Gjuha e tij nuk është disfatiste, nuk është kapitulluese. Ai dhe poezia e tij shigjetuese u bënë “universiteti popullor” i shqiptarëve të pauniversitet. Mekuli ishte dhe mbetet mediumi më i pavarur dhe më i besueshëm shqiptar për shqiptarët që ishin të administruar e të okupuar nga Jugosllavia e AVNOJ-it.

Dritarja që të jepte shpresë e dera humane që të pranonte, ishte simboli që populli i ndërtoi poetit. Në poezinë e tij të thellë e prekëse: “O vëlla me sharrë në krah”, poeti qanë përmes fjalisë së tij për fatin e keq e diskriminues që regjimi serb e ai jugosllav ushtronte ndaj biologjisë së popullit shqiptar. Këtu poeti klith e nuk pajtohet me poshtërimin që Jugosllavia bënte ndaj shqiptarëve. Përpos që ata na mohonin historinë, gjuhën dhe kulturën, tanimë serbët dhe titistët e mohonin edhe të drejtën të ishin “njeri” e kundërshtonin të quheshe njeri.

Pse kështu, të dashur lexues?

Për bukë të gojës shqiptarët e skamur iknin në mërgim, në Beograd e në Serbinë e kamur. Atje buka e mërgimit ishte e lyer “me gjak”. Atje, për dioptrinë e syzeve të elitës intelektuale dhe të politikave serbe, shqiptari nuk ecte në “dy këmbë”, por me katër këmbë. E quanin “njeri me bisht”. Ishim jo njerëz, shtazë të egra, ishim ne. E shtazët duhej të ndiqeshin, të vriteshin, veçanërisht ato të egrat, gjithsesi sipas regjimit të kohës. Kjo ishte fotografia e shqiptarëve e ndërtuar nga serbët evropianë! E këtë fotografi e prishi dhe e grisi Esat Mekuli me mendjen e tij e me guximin e tij.

Esat Mekuli la pak prodhime letrare. Ky doktor i shkencave të veterinarisë, i shkolluar në Perëndim, nuk e pranoi “vulën e shtazës” për popullin e tij; e luftoi këtë prodhim racist dhe e shigjetoi në vazhdimësi. E mbrojti me penë e me gjuhën shqipe. Edhe pse i poshtëruar dhe i gjykuar, poeti as dhe njëherë dhe askund nuk e zhvlerësoi kombin serb, por si intelektual i shekullit ai qortoi hegjemoninë serbe dhe kritikoi urrejtjen që kishte elita serbe ndaj shqiptarëve si qenie njerëzore.

Çfarë bëjmë ne sot?

Sot kjo gazetari e kjo klasë e jona politike “e harron”, e anashkalon! Si është e mundur që media shqipe të mos e përkujtojë e të mos e nderojë poetin për “universitetin e tij”? A ka etikë, a ka moral? A ka sinqeritet në hapësirën tonë publike? A ka nder në privatësinë tonë?

Të nderuar lexues, Esat Mekuli nuk pajtohej që shqiptarët të ishin “mërgimtarë” në shtëpi të vet. Ai e dinte fort mirë peshën e rëndë “të gurit të mërgimit”. Të parët e tij, nokshiqanët trima e mendjehollë, Plava e Gucia historike e kishin shijuar helmin e mërgimit. Mekuli ishte larghedhës në fjalën e tij. Ai doli deri në vetëflijim për të drejtat e popullit të tij. Ai ishte kundër ndarjes raciste që u bëhej shqiptarëve.

Esat Mekuli ishte edhe mësuesi e prindi i dashur i gazetarëve të paktë shqiptarë të kohës. Ai me dashuri e me përkushtim ia mësoi ecjen medies shqipe. Ai është guri i parë i gazetarisë dhe medies shqipe në ish-Jugosllavi.

Sa keq, sot po këta e harruan dhe e poshtëruan?

Pse bre?!

Në trend

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori