Liderët myslimanë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështetën kandidatin republikan, Donald Trump si një formë proteste ndaj mbështetjes së presidentit, Joe Biden për luftën e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Libanit, kanë shprehur zhgënjim të thellë me zgjedhjet e republikanit për pozicionet kyçe në administratën e tij.
“Trump fitoi falë nesh dhe ne nuk jemi të kënaqur me zgjedhjen e tij për Sekretarin e Shtetit dhe pozitat e tjera”, tha Rabiul Chowdhury, investitor nga Filadelfia dhe bashkëthemelues i grupit “Myslimanët për Trump”.
Mbështetja e votuesve myslimanë mendohet të ketë ndihmuar 78-vjeçarin të fitojë shtetet kyçe si Michigani, shkruan reuters.
Trump emëroi senatorin republikan, Marco Rubio si Sekretar Shteti, një figurë e njohur për mbështetjen e fortë ndaj Izraelit. Rubio më herët kishte deklaruar se nuk mbështet armëpushimin në Gaza dhe se Izraeli duhet të shkatërrojë “çdo element të Hamasit”.
Gjithashtu, Trump emëroi Mike Huckabee, ish-guvernatorin e Arkansasit, si ambasador në Izrael, i cili mbështet okupimin izraelit të Bregut Perëndimor.
Ndërkohë, për ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara, Trump zgjodhi përfaqësuesen republikane Elise Stefanik, e cila ka kritikuar OKB-në duke e quajtur “vatër të antisemitizmit” për shkak të qëndrimeve të saj kundër sulmeve izraelite në Gaza.
Reginaldo Nazarko, drejtor ekzekutiv i rrjetit AMEEN (Rrjeti Amerikan për Angazhimin dhe Fuqizimin Mysliman), tha se votuesit myslimanë prisnin që presidenti i zgjedhur të emëronte zyrtarë të angazhuar për paqen.
“Jemi shumë të zhgënjyer. Duket se kjo administratë është e mbushur me neokonservatorë dhe figura ekstreme pro-izraelite dhe pro-luftës”, tha Nazarko.
Hassan Abdel Salam, ish-profesor në Universitetin e Minesotës, vuri në dukje se planet e Trumpit për kabinetin e tij janë edhe më ekstreme sesa pritej.
“Duket sikur është në një ‘autopilot cionist’. Ende presim të shohim drejtimin e administratës, por duket se komuniteti ynë është tradhtuar”, deklaroi Salam.
Fushata e Trumpit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, nga ana tjetër, Rola Makki, nënkryetare e Partisë Republikane të Michiganit për komunitetet myslimane, mbrojti zgjedhjet e Trumpit.
“Ndoshta të gjithë nuk do të jenë të kënaqur me çdo emërim, por ajo që ka rëndësi është rezultati përfundimtar. Trump dëshiron paqe, dhe administrata aktuale mban përgjegjësinë për dhjetëra mijëra palestinezë dhe libanezë të vrarë”, pohoi Makki. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri