LAJMI I FUNDIT:

Mysafirëve të trashë u ndalohet të hanë

Mysafirëve të trashë u ndalohet të hanë

Dhoma përfaqësuese e Mississippit ka miratuar një ligj, sipas të cilit, restoranteve të këtij shteti federal do t’u ndalohet t’iu shërbejnë ushqim personave të trashë.

Mississippi është njëri prej shteteve amerikane me numrin më të madh të personave të trashë në Shtetet e Bashkuara, derisa teksti i ligjit është akt i tre deputetëve, të cilët kanë për qëllim të zvogëlojnë këtë numër.

Teksti i ligjit nuk ka precizuar se cila peshë do të paraqes kufirin e lartë dhe as kush do të vendosë nëse një person është i trashë apo jo.

"Ende nuk e kemi përcaktuar nivelin e dënimit për pronarët e restoranteve të cilët nuk do të respektonin ndalesën", është thënë në Dhomën e përfaqësuesve.