Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e rritjes ekonomike të cilin e ka konfirmuar edhe Banka Botërore.
“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë Qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët. Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë, dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë. Por, po ashtu, ka konstatuar se jemi shumë më mirë se sa vendet tjera, sa i përket punësimit produktiv, gjë që është një përparësi shumë e madhe, sepse nuk kemi punësim i cili nuk ndërlidhet me efektet e drejtpërdrejta ekonomike”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Kosovës edhe më tej do ta ketë agjendë kryesore zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë vit të arrijmë dhe t’i përafrohemi normës prej 5 për qind të rritjes ekonomike. Kjo, sipas të gjitha studimeve, krijon një elasticitet të punësimit, i cili fillon të krijoj një korrespondim shumë më të mirë, ose korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit”, tha kryeministri Mustafa.
Sipas tij, është detyrë themelore e Qeverisë që të vazhdojë këtë progres, që të përmirësohen indikatorët ekonomikë dhe se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të zgjidhen shumë më lehtë edhe problemet tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet