LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takoi të rinjtë nga Prishtina

Mustafa takoi të rinjtë nga Prishtina

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina me të cilët bashkëbisedoi rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.

Mustafa i ftoi të rinjtë të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike për mbështetjen e rinisë kosovare.

Të rinjtë bashkëbiseduan në forum të hapur me kryetarin Mustafa mbi rolin dhe fuqinë vendimmarrëse substanciale të të rinjve në LDK.


Të rinjtë i përshëndetën me një fjalë rasti edhe kryetari i Forumit të Rinisë Fidan Rekaliu, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.