LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Sot duhej festuar, jo protestuar

Mustafa: Sot duhej festuar, jo protestuar

Kreu i ekzekutivit në Kosovë, Isa Mustafa, ka qëndruar të shtunën për vizitë në Istog. Nga atje, Mustafa ka shpalosur qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet në vend dhe protestën e opozitës në Prishtinë.

Sipas tij, më mirë do të ishte që sot në Prishtinë të kremtohen fitoret që i ka arritur Kosova gjatë këtij muaji, përfshirë rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA, në FIFA dhe proceset tjera.

Mirëpo, siç u shpreh kryeministri Mustafa, protesta është çështje legale, e garantuar me Kushtetutë si shprehje e mendimit të qytetarëve dhe opozitës.


Sa i përket kërkesës për dorëheqje të Qeverisë, ai ka thënë Qeveria do ta çojë mandatin deri në qershor të vitit 2018, sepse kjo është “një Qeveri e cila po tregon suksese shumë të mëdha në proceset e integrimeve euroatlantike, të thellimit të miqësisë me ShBA-të, të reformave strukturore e ekonomike”.

Mustafa shprehu përkushtimin për bashkëpunim me opozitën, që bashkërisht të zgjidhen preokupimet dhe nevojat e qytetarëve.

“Vota nuk është vetëm e pozitës, është edhe e përfaqësuesve të opozitës. Ata kanë të drejtë të bëjnë kërkesa, kanë të drejtë të korrigjojnë pozitën. Unë i ftoj që të kthehen në Kuvend, që të bashkëpunojmë, që të japin vërejtjet aty”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori