LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Shuajtëm shumë struktura paralele, nuk ka mure, trena, barrikada

Mustafa: Shuajtëm shumë struktura paralele, nuk ka mure, trena, barrikada

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përshendetur ndërprerjen e operatorëvë të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në Kosovë.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se Kodi Shtetëror Telefonik +383 ka qenë arritje historike e mandatit të tij, duke thënë se tashmë nuk ka muri, trena, barrikadë, dhe paralele strukturës.

Postimi i plotë:


Ndërprerja e të gjitha shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën.

Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik (+383), kompletimi i shumë elementeve të shtetësisë si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues, unë promovova urën që lidh dy komunat më veriore të shtetit tonë, shuajtëm shumë struktura paralele…

Kauzat fiktive, që na mbajtën peng 15 vjet, po bien një nga një, gjatë këtij mandati të punës me vendosmëri dhe përkushtimit të plotë për të ardhmen e vendit!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori