LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Reformat ekonomike dhe idetë novative do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve

Mustafa: Reformat ekonomike dhe idetë novative do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë ka përsëritur se reformat ekonomike e fiskale, si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës.

Pas vizitës që i ka bërë të premten disa kompanive në Prizren, Mustafa ka shkruar në Facebook se përfaqësuesit e këtyre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:


“Gjatë vizitave në Kompanitë “ABI”, “Hoti” dhe “Kosova Pack” në Prizren, pamë punën e madhe që po bëhet nga ndërmarrësit tanë.

Reformat ekonomike e fiskale si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre tre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/