LAJMI I FUNDIT:

Mustafa përkujtoi veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Smajl Hajdaraj

Mustafa përkujtoi veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Smajl Hajdaraj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarët e shquar kombëtarë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në 36 vjetorin e vrasjes nga regjimi ish-jugosllav, si dhe deputetin e LDK-së e komandantin e UÇK-së, Smajl Hajdaraj, të vrarë tinëzisht para 16 vjetësh.

Siç njofton LDK, kryetari Mustafa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, dhe më vonë Smajl Hajdaraj, dhanë për çlirimin e Kosovës.

“Intelektuali brilant dhe veprimtari Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri nën regjimin e ashpër komunist, në kohërat më të vështira.


Ndërkaq, 20 vjet më vonë, pas veprimtarisë së pakursyer në lëvizjen paqësore për liri, pavarësi dhe demokraci, Smajl Hajdaraj u vu në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Rugovës duke luftuar me trimëri dhe vendosmëri ushtrinë kriminale të Serbisë”, shkruan Mustafa.

Vrasja mizore e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ashtu si edhe vrasja e Smajl Hajdarajt, sipas kryetarit Mustafa, u kryen nga ata që nuk e deshën Kosovën e lirë e demokratike.

“Por, Kosova është sot e lirë dhe e pavarur falë punës dhe luftës së paepur të veprimtarëve të saj të jashtëzakonshëm si vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka e Smajl Hajdaraj, të cilët do të përkujtohen e nderohen përjetë nga populli i Kosovës”, thuhet në përkujtimin e kryetarit Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori