LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pa ratifikimin e demarkacionit s’ka liberalizim të vizave

Mustafa: Pa ratifikimin e demarkacionit s’ka liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni është kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave.

Mustafa i pyetur në lidhje me paralajmërimin që kishte bërë para se të shkojë në Bruksel se do liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet në një periudhë prej dy vjetësh, tha se kjo kërkesë parashtrohet sa herë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së por se ajo është procedurale.

Ai ka thënë se procedimi i demarkacionit në Kuvend do të bëhet në momentin kur të jenë të sigurt se ai do të kalojë.


“Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në kuvend dhe votimit. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët”, tha kryeministri Mustafa,  i cili të premten është kthyer në Brukseli, pas një vizite që ka pasur atje.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit.

Rruga e gjatë një kilometër e 400 metra lidh Kosovën me Shqipërinë, konkretisht fshatin Glloboqicë me fshatin Borje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori