LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk pendohem që e zgjodhëm Thaçin president

Mustafa: Nuk pendohem që e zgjodhëm Thaçin president

LDK thotë se është e preokupuar me mënyrën se si po udhëhiqet vendi dhe se e më e udhës do të ishte që kjo qeveri të shkojë në shtëpi.

Megjithatë, Mustafa nuk ndjehet i penduar për zgjedhjen e Hashim Thaçit President, meqë sipas tij, LDK është një parti e cila u përmbahet marrëveshjeve.

“Unë fare nuk jam i penduar sepse Kushtetuta na ka pru në këtë situatë që nuk mund të qeverisim vet. Dhe, z. Thaçi e kemi votuar për President sepse e kemi zbatuar marrëveshjen. Unë mendoj që kam qeverisur në mënyrë korrekte dhe sot them që ata njerëz, ministrat e LDK-së kanë punuar mirë. Unë nuk pajtohem me diskursin politik që e ka tani PDK-ja”, tha Mustafa.


I pari i LDK-së është i bindur se partia e tij e ka besimin e qytetarëve me rreth 27-30 përqind të tyre. Ndërsa thotë se do të fokusohen në dy çështje: Uljen e papunësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se do të japin kontributin e tyre në mënyra të tjera, por se Qeveria është ajo që duhet të marrë përgjegjësinë kryesore për këtë çështje.

“Ne jemi deklaruar se ne do ta japim kontributi tonë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkombëtarëve iu kemi thënë që do të vazhdojmë të punojmë me ta, por Qeveria duhet ta merr përgjegjësinë e vet për dialogun dhe këtë përgjegjësi të mos e hedh tek opozita”, tha Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori