LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëllon familjen Shehu

Mustafa ngushëllon familjen Shehu

Me rastin e vdekjes së veprimtarit shumëvjeçar dhe aktivistit të dalluar të LDK-së, Zeqë Shehu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgoi telegram ngushëllimi.

“Në emër të LDK-së ju shprehë ngushëllime të sinqerta. Zeqë Shehu në radhët e aktivistëve të LDK-së do të mbahet përherë në mend, si veprimtari i çështjes kombëtare në ditët e vështira të popullit dhe vendit tonë. Si LDK, ne do të jemi përherë mirënjohës për kontributin e Zeqë Shehut. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.