LAJMI I FUNDIT:

Mustafa nesër raporton para deputetëve

Mustafa nesër raporton para deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesër do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kodin telefonik shtetëror dhe për gjendjen aktuale në veri të vendit.

Interpelancat e kryeministrit janë thirrur nga opozita, konkretisht nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Interpelanca për kodin telefonik shtetëror është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues.


Ndërsa interpelanca tjetër është thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.