Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
“Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Sir Ciaran Devane, kanë nënshkruar Marrëveshje, përmes të cilës Këshilli Britanik do të menaxhoj Fondin për bursa për trashëgimi kulturore, që është krijuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime postdiplomike në universitetet më të mira britanike.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, dhe drejtuesit e Këshillit Britanik, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar në progresin e arritur”, thuhet në njoftimin për media.
Mustafa vlerësoi lartë përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, duke theksuar dhe kontributin e veçantë të Këshillit Britanik, sidomos në arsim, në trashëgimi kulturore dhe në fusha të tjera.
“Mbretëria e Bashkuar, me kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, ka qenë një ndër promotorët dhe mbështetësit kryesor të progresit që është arritur në Kosovë deri më tani”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.
Kryeministri, po ashtu, ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shpreh përkrahjen e mëtejme të Këshillit Britanik në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin dhe trashëgiminë kulturore.
Fondi i bursave për trashëgimi kulturore, është themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të subvencionuar trajnimin dhe shkollimin e kuadrove deficitare, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale e shkencore të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
MKRS ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime postdiplomike (Master shkencor) në Universitetet më të mira britanike si Cambridge, Oxford, UCL, York, etj.
Këshilli Britanik në Kosovë do ta menaxhojë të gjithë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të këtyre bursave, në koordinim me institucionet përkatëse./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet