Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka shkruar letër Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, duke i njoftuar me vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka përçuar mesazhin te këto vende se LDK kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi.
“Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë , me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor. LDK është kundër kthimit mbrapa”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Të nderuar miq,
Si Kryetar I LDK-së, i kam shkruar Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. I kam njoftuar për vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë. Kam shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e qartë të LDK-së për dialogun me Serbinë. Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogun do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme.
Kam përçuar mesazhin te këto vende se LDK kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi. Faktin, se Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë , me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor. Se LDK është kundër kthimit mbrapa.
Po ashtu i kam njoftuar se LDK si parti më e madhe opozitare do të ndjek rrugën evropiane dhe euroatlantike si rrugë të perspektivës së qytetarëve tanë; se LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi I liberalizimit të vizave të ec përpara. Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave.
Një letër të ngjashme më parë ia kam përcjellë edhe Kryetarit të Partive Popullore Evropiane EPP, z Joseph Daul. IM”, (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Abdixhiku dhe Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos