LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: LDK arriti të nis çkapjen e shtetit

Mustafa: LDK arriti të nis çkapjen e shtetit

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tashmë në cilësinë e opozitarit, po thotë se gjatë qeverisjes së vet Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të nisë çkapjen e shtetit.

Mustafa thekson se partia që drejton dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:


Është lajm i mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, përmes të cilës Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, që do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake.

Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën private.

Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën.

Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim.