Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Besian Mustafa ka deklaruar se për zgjidhje afatgjate, bujqit e Kosovës kanë nevojë për një fond për sigurime bujqësore, që u lejon atyre të merren me bujqësi e të mos brengosen për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore.
Mustafa gjatë seancës plenare ka folur për dëmet që janë shkaktuar ditëve të fundit nga vërshimet, e në masë të madhe në zonën e Dukagjinit.
Ai ka treguar se janë ndarë rreth 2 milionë euro, apo 25 për qind e shumës së dëmeve të vlerësuara nga komisionet komunale.
“Sivjet kemi ndarë një buxhet prej 3,08 milionë euro për kompensimin e këtyre dëmeve, pra një fond të veçantë për kompensimin e këtyre dëmeve. Në gjashtë mujorin e parë kam kërkuar nga të gjitha komunat që të mbledhim të gjitha raportet nga komisionet komunale për evidentimin dhe vlerësimin e këtyre dëmeve. I kemi mbledhur të gjitha këto raporte, nga 22 komuna dhe kemi nxjerrë vendim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku kemi ndarë përafërsisht 2 milionë euro, apo 25 për qind të shumës së dëmeve të vlerësuara nga komisionet komunale”, ka deklaruar ministri Mustafa.
Mustafa u ka bërë apel 22 komunave që të dorëzojnë listat që përmbajnë xhirollogaritë e fermerëve për kompensimin e dëmeve të tokave bujqësore të fermerëve.
“Themelimi i fondit për sigurime bujqësore që do të jetë një fond i veçantë së bashku me Ministrinë e Financave dhe gjithë donatorët po hulumtojmë mekanizmat më të mirë që duhet ndërtuar për jetësimin e këtij fondi për sigurime bujqësore. Qëllimi jonë final është që të kemi një fond të mirëfilltë, i cili së bashku me kompanitë e sigurimeve në Kosovë, do u garantojë bujqve të Kosovës që do t’i sigurojnë kulturat e tyre bujqësore dhe të mos jenë më në mëshirë të fatit. Qoftë të fatkeqësive natyrore, por qoftë edhe të qeverisë qendrore komunale. Por që të kenë një zgjidhje afatgjate, pra një fond për sigurime bujqësore që atyre u lejon që të merren me bujqësi dhe të mos brengosen për dëmet që ju shkaktojnë fatkeqësitë natyrore”, ka shtuar ai. /KP/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës