LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, deputetëve: Me çfarë të drejte ua rrezikoni jetën qytetarëve

Mustafa, deputetëve: Me çfarë të drejte ua rrezikoni jetën qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pyetur deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, se me çfarë të drejte i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve të cilët kërkojnë shërim jashtë vendit, por edhe me çfarë logjike ua privojnë lirinë të rinjve që të shkollohen jashtë.

Ai në Kuvendin zgjedhor i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka thënë se janë plotësuar kushtet për të lëvizur pa viza, prandaj askush nuk ka të drejtë të mbaj peng procesin e liberalizimit të vizave dhe të pengojë shndërrimin e kufijve në kufij të njohur ndërkombëtarësh.

Sipas, tij, asnjë kauzë politike nuk e justifikon mbajtjen peng të qytetarëve të Kosovës.


“Unë i pyes disa deputetë kundërshtues se me çfarë të drejte iu mbajnë juve të izoluar, me çfarë të drejte iu detyrojnë të prisni edhe me nga 6 muaj para dyerve të ambasadave të huaja për ta marrë një vizë, i pyes së bashku me ju me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve tonë që të shërohen jashtë vendit për shkak se nuk gjejnë shërim në vendin tonë, me çfarë logjike ua privojnë lirinë që të shkolloheni jashtë dhe bizneset që të qarkullojnë lirshëm në vendet evropiane, i pyes bata që krijuan një kauzë të rrejshme se Kosova po humb territor, bashkë edhe me disa njerëz të LDK-së që u bën shërbëtor, prandaj është mirë që edhe ju t’i pyetni deputetët që janë në degët e juaja se pse ata kanë shkelur besimin e dhënë nga ju”, ka thënë ai.

Ai shtoi se ka pritur nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës që të kundërshtojnë shndërrimin e kufijve të Kosovës në kufij shtetëror, prandaj duhet sa më shpejt që të lirohemi nga prangat e izolimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Lajme
Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Drejtësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori