LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Demarkacioni temë e mbyllur, pritet ratifikimi në Kuvend

Mustafa: Demarkacioni temë e mbyllur, pritet ratifikimi në Kuvend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë procesit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe do të provojë të përfshijë edhe partitë opozitare, derisa thotë se demarkacioni me Malin e Zi është temë e kryer dhe pritet ratifikimi në Kuvend.

“Demarkacioni…, janë të qarta të gjeturat e komisionit ndërkombëtar dhe vendor. Do të ndodh ratifikimi në Kuvend, para se të ndodh liberalizimi i vizave”, është shprehur kryeministri për RTK-në.

Sa i përket Asociacionit, Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës do të zbatojë tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Ai tha se gjatë themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe do të mundohen ta përfshijnë edhe opozitën.

“Ne do ta zbatojmë tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do të bisedojmë edhe me partnerët e koalicionit, do të mundohemi që të kyçim edhe opozitën në mënyrë që edhe ata të jenë të sigurt se asgjë nuk do të ndodh sa i përket cenimit të Kushtetutës gjatë themelimit të Asociacionit.

Asociacioni nuk do të ketë kompetenca të pushtetit të tretë dhe kompetenca ekzekutive por do të jetë sikurse Asociacionet e tjera, ashtu siç ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe unë ju garantoj se ashtu ka qenë’, tha Mustafa për emisionin ‘Kapital’ në televizionin publik.