Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vazhdon ta cilësojë të drejt demaskimin e kufirit me Malin e Zi, teksa thotë se e problematizoi opozita për të shpikur kauzë politike.
Mustafa ka thënë se do të ishte i lumtur që si kryeministër dikush t’ia argumentonte se kush ishte subjekti në Kosovë që i administroi deri tani hektarët që shumëkush në Kosovë thotë se u falën. Ka thënë se i beson komisionit shtetëror që punoi tre vjet.
Në fund Mustafa ka thënë se do ta procedojnë në Kuvendin e Kosovës rafitikimin e marrëveshjes për kufirin, ani pse nuk ka përcaktuar kohën për këtë gjë.
Lexojeni të plotë reagimin e Isa Mustafës
“Kauza politike dhe demarkacioni me Malin e Zi
Problemi i kufijve të tokave është i njohur jo vetëm për shqiptarët por për ballkanasit në përgjithësi. Është një çështje e ndjeshme, e cila në rastin e shënimit të kufirit me Malin e Zi u shfrytëzua nga një subjekt i opozitës duke e shndërruar në kauzë politike.
Mjaft është të thuash se iu falën Malit të Zi 12,000 ose 8,000 hektarë. Të mbetet pastaj vetëm të mbledhësh puplat, sepse ai që thotë se janë falur këta hektarë, nuk tregon se kush ishte pronari i këtyre hektarëve brenda kufirit që kishte Kosova si Krahinë deri më 31 dhjetor të vitit 1988 (ashtu siç është përcaktuar me dokument mbi të cilin është shpallur pavarësia). Dhe hektarët (puplat) nuk mund t’i gjesh. Të mbetet pastaj të dëgjosh ligjërata për hartat topografike apo ushtarake, a janë ato që i ka prodhuar Kosova, a janë të Jugosllavisë, të ushtrisë jugosllave, të çfarë proporcioneve janë. Dhe qytetari i rëndomtë nuk merret me këtë, sepse këto punë nuk i dinë si duhet as disa gjeografë e hartografë.
Unë do të isha shumë i lumtur si Kryeministër që gjatë një viti, nga nënshkrimi i marrëveshjes me Malin e Zi, të vinte ndokush për të argumentuar se kush ishte subjekti në Kosovë që i administroi deri tani këta hektarë e që tani i ka humbur. Por, veç akuzave, askush.
Dëmi është krijuar. As unë si Kryeministër nuk e kam matur kufirin, por më duhet të besoj se një komision shtetëror i cili ka punuar gati tre vite, të cilin nuk e kisha emëruar unë, e ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe nuk ka pasur asnjë arsye t’ia falë Malit të Zi tokën e Kosovës.
Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fund të vitit të kaluar, pas studimit të hartave deklaroi se kufiri është vendosur aty ku ka qenë vija administrative ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, aty ku SHBA e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Komisioni i emëruar nga Presidentja Jahjaga, konstatoi të njëjtën gjë. Se kufiri është aty ku ka qenë kur Kosova administrohej me Kushtetutën e vitit 1974.
Dokumente gjermane, të nxjerra nga bisedat e Vjenës për statusin e Kosovës, vërtetojnë po ashtu se kufiri është ky, që është caktuar nga Komisioni ynë shtetëror. Edhe flamuri i Kosovës i përgjigjet me saktësi këtij kufiri dhe nëse kufiri ndryshon ashtu siç pretendon kauza e opozitës, atëherë duhet të ndryshojë edhe flamuri.
Nëse i referohemi Komunës së Pejës, rezulton se Plani zhvillimor i Komunës së Pejës është brenda këtyre kufijve, sikurse edhe të gjitha dokumentet e tjera hapësinore, të cilat janë nxjerrë para se komisioni shtetëror të caktojë kufirin. Edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shpallur zonat e mbrojtura në këta kufij me votën edhe të atyre që sot po e kundërshtojnë kufirin.
Të gjithë e dimë se qytetarët tanë të anëve të Rugovës me shekuj i kanë shfrytëzuar ato toka dhe nuk kanë pasur kufi që i ka penguar t’i shfrytëzojnë. Disa nga ta kanë paguar taksa në komunën e Rozhajës dhe komunat e tjera të Malit të Zi për shfrytëzim. Ato toka i kanë konsideruar si të tyre dhe është vështirë tu thuash sot se nuk janë të tyre. Por po ashtu është vështirë tu thuash se janë të tyre, kur nuk ka dokumente që vërtetojnë se janë të tyre.
Ne nuk duhet të luajmë me ndjenjat e qytetarëve për kauza politike, sepse kjo na kushton shumë. Caktimi i kufirit është një akt jo i lehtë, nganjëherë edhe i dhimbshëm. Duhet të kemi më shumë besim në institucionet tona, duhet të kemi besim në ata që na ndihmuan ta çlirojmë vendin por duhet të kemi besim edhe në fqinjët, të cilët pa asnjë rezervë e përkrahën çlirimin dhe pavarësimin tonë.
Duhet të sqarojmë se kufirin nuk mund ta ndryshojmë duke ndryshuar komisionet. Kufiri është vullnet i dy palëve, në rastin tonë edhe i faktorit ndërkombëtar. Unë kam sugjeruar te BE që të tejkalohet kushti për demarkacion dhe të liberalizohen vizat, ndërkaq ne ta bëjmë ratifikimin në një kohë më të përshtatshme, por përgjigja ka qenë eksplicite se pa ratifikim të demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave.
Nuk kemi të drejtë që për kauza politike, t’ua mbajmë lakun në qafë qytetarëve tanë. Mbijetesën politike duhet ta sigurojmë me ofertë për qeverisje të mirë, për zhvillim ekonomik, për shtet ligjorë, e jo me kutin e patriotëve dhe të tradhtarëve, jo me sulme në familje dhe fjalor denigrues, i cili nuk peshon asnjë metër katror tokë.
Fundja nëse politikisht matemi, atëherë karshi një kauze populliste të tillë të opozitës, por krejtësisht të paargumentuar, është edhe një kauzë evropiane dhe euroatlantike e pozitës, një kauzë e lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve tanë dhe e fqinjësisë së mirë.
Kauzat politike ju shërbejnë individëve dhe partive politike, kurse liria e lëvizjes pa viza iu shërben gjithë qytetarëve.
Tokën duhet ta arsyetojmë me dokumentacion (me letra, siç e tha një herë z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës). Në çdo moment kur mund të dëshmojmë me dokumentacion mund të bëhen ndryshime.
Qeveria do të kryejë procedurat që demarkacioni të ratifikohet në Kuvend, që qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Njerëzit që kanë marrë përgjegjësi politike, këtë ua kanë borxh qytetarëve tanë” (sic.), ka shkruar Mustafa në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës